Flash

Video/ Përmbysje e madhe e Arsenal, Nelson i jep fitoren në të 97': Chelsea kthehet te fitorja, rrëzohen Spurs

Lapsi.al 4 March 2023
Video/ Përmbysje e madhe e Arsenal, Nelson i jep fitoren në të

Java e 26 e Premier League u hap me fitoren e Manchester City, që mori përgjigjen e Arsenal. Përmbysje e pabesueshme e Gunners, që nga 0-2 triumfon 3-2 në minutën e 97' me golin e Nelson. Suksesi kundër Bournemouth e bën formacionin e Arteta të ruajë diferencën nga Guardiola në +5. Fitore edhe për Chelsea (1-0 kundër Leeds) dhe për Brighton (4-0 kundër West Ham). Tre pikë për Aston Villa, që mposhti Crystal Palace 1-0. Frenon ndërkohë vrapimin në zonën Champions Tottenham, që u shemb 1-0 nga Wolverhampton.

Fitore zemre për Arsenal, që mposhti 3-2 Bournemouth në shtesë të plotë. Fillim tronditës për Gunners në Emirates. Nëntë sekonda nga fillimi dhe erdhi avantazhi i Cherries. Skemë nga nisja e lojës, Billing përfitoi nga gabimi i Gabriel dhe shënoi i vetëm në qendër të zonës. Megjithatë, të besuarit e Arteta reaguan menjëherë. Fillimisht Odegaard provoi nga jashtë, më pas Neto bllokoi Saka nga fare pranë. Pjesa e parë është një monolog londinez, por miqtë rrezikuan të dyfishojnë sërish në kundërsulm. Këtë herë ishte Ramsdale ai që shpëton rezultatin ndaj Ouattara.

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, një tjetër dush i ftohtë erdhi për Arsenal. Në minutën e 56' nga këndi i Bournemouth, Senesi shkëputet nga Partey dhe shënoi 2-0 me kokë. Megjithatë, pak minuta më vonë, në minutën e 62', ishte Thomas ai që përfitoi nga spondi ajror i Smith Rowe dhe rihapi lojën. Emirates shtyu përpara Gunners, që barazuan shtatë minuta më vonë, kur White mposhti Neto. Bournemouth u shtyp nga presioni i lojtarëve të Arteta, që përmbysën në sekondën e fundit. Nelson mori topin në zhvillimin e një goditje këndi dhe bëri rezultatin 3-2. Kështu Arsenali fitoi me vështirësi, duke u kthyer në +5 ndaj Manchester City, në krye të tabelës. Një Bournemouth kurajoz, nga ana tjetër, nuk arriti të marrë pikë shpëtimi dhe mbetet në vendin e parafundit.

Premier League England

Manchester City 2-0 Newcastle United

Arsenal 3-2 AFC Bournemouth

Aston Villa 1-0 Crystal Palace

Brighton & Hove Albion 4-0 West Ham United

Chelsea 1-0 Leeds United

Wolverhampton Wanderers 1-0 Tottenham Hotspur

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI