Flash

Video/ Bayern rikthehet t'i bëjë shoqëri Dortmund, 1-2 në shtëpinë e Sttutgart: Union humb kontaktet me kreun

Lapsi.al 4 March 2023
Video/ Bayern rikthehet t'i bëjë shoqëri Dortmund, 1-2

Bayern Mynih fiton në transfertë 1-2 me Sttutgart në javën e 23 të Bundesligës. Bavarezët arrijnë në krye të renditjes Borussia Dortmund. Pas humbjes në ndeshjen direkte ndaj Bayern, vjen një tjetër zhgënjim për Union Berlin. 0-0 në shtëpi nga Koln i shkëput kryeqytetasit nga dyshja e kreut. I njëjti rezultat mes Borussia Mönchengladbach e Freiburg. Mainz kalon në shtëpi 1-0 Hoffenheim, fiton edhe Augsburg, 2-1 ndaj Werder Bremen. Në zonën e rënies fitore e rëndësishme e Schalke 04, që godet në Bochum 2-0.

STUTTGART-BAYERN MYNIH 1-2

Fitore e rëndësishme për Bayern Mynih, që mundi 2-1 në shtëpi Stuttgart dhe iu përgjigj Borussia Dortmund. Ndeshja nisi në një Mercedes-Benz Arena në zjarr me bomba tymi nga tifozët vendas. Bavarezët kontrolluan menjëherë lojën me Musiala që mbillte panik në mbrojtjen kundërshtare. I pasaktë konkluzioni i Choupo-Moting, ndërsa goditja me kokë e Goretza u devijua nga Bredloë. Pjesa e parë u dominua nga kampionët e Gjermanisë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 39'. De Ligt sistemoi topin në të djathtë dhe befasoi portierin e Stuttgart nga jashtë zonës. Formacioni i Labbadia u përpoq të reagonte, por pa e trembur Sommer.

Lexo më tej: “Ata janë unikë, kanë dy më të mirët në botë”: Muller admiron PSG dhe i frikësohet mbi të gjitha Mbappe

Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi kontrollin. Bavarezët menaxhuan topin dhe i bënë vendasit të vraponin më kot, derisa dyfishuan epërsinë. Në minutën e 62' krosimi i Muller për Choupo-Moting u shfrytëzua saktë nga sulmuesi që mposhti portierin kundërshtar. Ndeshja u ndez në fund, kur në minutën e 88' Perea mposhti Sommer me kokë dhe rihapi ndeshjen. Minutat e fundit ishin të furishme dhe Coulibaly gati barazoi në shtesë. Bayern Mynih fitoi 2-1 në Stuttgart dhe arriti Borussia Dortmund në krye të tabelës, me 49 pikë. Asgjë për të bërë për vendasit, që kërkonin pikë të çmuara në luftën për shpëtim. Stuttgart mbetet në vendin e katërt nga fundi.

UNION BERLIN – KOLN 0-0

Union Berlin ngadalëson përsëri, i ndalur 0-0 në shtëpi nga Koln. Dyzet e pesë minutat e para ishin jashtëzakonisht pa emocione. Pak shanse dhe një ritëm mjaft i ngadaltë nga të dy skuadrat. Në pjesën e dytë, intensiteti u rrit disi, me vendasit që tentuan disa herë me Sheraldo Becker. Miqtë nuk u shuan, madje u afruan te goli në minutën e 75' me një goditje nga jashtë zonës të Kainz. Në fund rezultati nuk ndryshoi e ndeshja përfundoi 0-0. Union Berlin ngjitet në 44 pikë në renditje (në vendin e tretë). Tani kryeqytetasit janë -5 nga kryesuesit Bayern Mynih e Borussia Dortmund. Koln shkon në 27 pikë, në vendin e dymbëdhjetë.

Bundesliga Germany

Augsburg 2-1 Werder Bremen

Bochum 0-2 Schalke 04

Borussia Monchengladbach 0-0 Freiburg

Mainz 1-0 Hoffenheim

Union Berlin 0-0 FC Cologne

VfB Stuttgart 1-2 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI