Flash

Video/ Dwamena tërheq Egnatian drejt luftës për titull: me 10 lojtarë vendasit fundosin Kastriotin

Lapsi.al 5 March 2023
Video/ Dwamena tërheq Egnatian drejt luftës për titull: me 10

Poker ndaj Kastriotit e tani sytë nga derbi i kryeqytetit. Egnatia bën gjithcka sipas parashikimeve, duke thyer në Arena Egnatia 4-1 Kastriotin. Një tjetër fitore e rëndësishme e të besuarve të Tetovës, të tërhequr nga një Dwamena spektakolar. Dygolësh për sulmuesin në 4-1 ndaj krutanëve në javën e 24 të Superiores. Skuadra e Çelës mund të ishte futur në lojë, me vendasit që mbetën me 10 lojtarë, por Selmani humbi penalltinë e 3-2 të mundshëm. Tani Egnatia ngjitet në kuotën e 37 pikëve, tre nga vendi i parë, në pritje të derbit Partizani-Tirana.

[video width="952" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/egnatia-1.mp4"][/video]

Egnatia nuk vonoi të tregonte ambicjet, të tërhequr nga Dwamena në jë formë brilante. Sulmuesi shënoi golin e parë në minutën e 11, me një të majtë të pakapshme për Sallin. Një pjesë e parë me ritëm të lartë, falë edhe Kastriotit që replikoi në të 28' me Grecën. Sulmuesi ishte me fat me topin e larguar nga mbrojtësi që iu përplas në trup për të përfunduar në rrjetë.

[video width="952" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/kastrioti-1.mp4"][/video]

E megjithatë krutanët inistuan për ta shënuar atë gol, por nuk patën të njëjtin qendrim për të ndaluar Dwamena. Ish-sulmuesi i Levante u përsërit në të 32' duke mposhtur portierin me të majtën në një vertikalizim të shpejtë në zonë.

[video width="952" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/egnatia-2.mp4"][/video]

Kastrioti tentoi të tregonte karakter, duke bërë presing ndaj vendasve. Skuadra e Çelës pati edhe raste, por u ndëshkua në kundërsulm në minutën e 62'. Një largim i topit jo si duhet favorizoi Kasën, që kontrolloi në zonë e goditi aty ku portieri i Kastrioti arriti vetëm me shikim.

[video width="952" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/kastrioti-1.mp4"][/video]

KASTRIOTI NUK PËRFITON NGA SUPERIORITETI E PENALLTIA

Ndeshje e mbyllur? Jo edhe aq, sepse Kacbufi në minutën e 70' doli nga fusha me karton të kuq. Egnatia me 10 lojtarë e katër minuta më vonë edhe me një penallti kundër. Santiago Selmani mund të rihapte ndeshjen, por gaboi përballë Sherrit, që mbajti të tijtë në siguri.

[video width="952" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/penalltia.mp4"][/video]

Një goditje e rëndë për moralin e krutanëve, që në shtesë pësuan edhe pokerin e Jackson, që hipotekoi fitoren duke çuar shifrat në 4-1. Kështu Egnatia ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 37 pikë. Rrogozhinasit janë vetëm tre pikë pas Tiranës kryesuese, ndërsa Kastrioti vazhdon në fundin e tabelës me 23 pikë.

[video width="952" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/egnatia-4.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI