Flash

Chelsea, lamtumirë stadiumit historik: Stamford Bridge do të shembet, ja ku do të luajnë Blues

Lapsi.al 5 March 2023
Chelsea, lamtumirë stadiumit historik: Stamford Bridge do të shembet,

Chelsea është duke punuar me plane të mirë menduara për të ardhmen e tyre. Në veçanti, klubi londinez është gati të shembë stadiumin aktual të Stamford Bridge për të ndërtuar një impiant të ri. Shtëpia e re e Blues do të ngrihet mbi hirin e të vjetrit. Lajmin e bën të ditur Telegrafi edhe pse duhet theksuar se ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtar.

Anëtari i bordit të Chelsea, Jonathan Goldstein, dhe Janet Marie Smith, nënkryetare ekzekutive e planifikimit dhe zhvillimit për Major League Baseball (MLB) Los Angeles Dodgers, janë në krye të projektit për stadiumin e ri.

Lexo më tej: Video/ Përmbysje e madhe e Arsenal, Nelson i jep fitoren në të 97′: Chelsea kthehet te fitorja, rrëzohen Spurs

Të dy janë në bisedime me Chelsea Pitch Owners (CPO), grupi aksionar që zotëron pronën e Stamford Bridge. Përvec kësaj, londinezët janë në pritje të rezultatit të një oferte prej 50 milionë £ (60 milionë dollarë) për të blerë një terren shtesë. Gjatë kohës së parashikuar për ndërtimin e stadiumit të ri, Chelsea do të luajë në Wembley. E njëjta situatë ndodhi edhe me Tottenham, deri kur stadiumi i ri i Spurs u bë gati të mirëpriste skuadrën.

Nga sa mësohet, mes prishjes së Stamford Bridge dhe ndërtimit të stadiumit të ri, investimi do të ishte rreth 1.5 miliardë paund. Koha e parashikuar për ta përfunduar projektin është 5 vjet. Kështu, që Chelsea do të mund të luante në shtëpinë e re, rreth vitit 2030.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI