Flash

Mbappé, rekord golash e një 'thumbim': "Nëse e ardhmja te PSG do varej nga Champions, do isha larguar"

Lapsi.al 5 March 2023
Mbappé, rekord golash e një 'thumbim': "Nëse e

Me golin e shënuar në 4-2 ndaj Nantes, Kylian Mbappé kaloi Edinson Cavanin. Francezi me 201 gola u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG. Një moment historik i festuar me një çmim special, por fjalët e fenomenit francez në fund të ndeshjes, po shkaktojnë diskutime. "A do të ndikojë ndeshja me Bayern në të ardhmen time? Nuk mendoj kështu. Nëse do ta lidhja të ardhmen time me Champions, e nuk po i mungoj respektin klubit, do të isha larguar shumë kohë më parë - tha ai -. Unë jam këtu. Jam shumë i lumtur dhe për momentin nuk po mendoj asgjë tjetër veçse të bëj mirë me PSG".

Lexo më tej: “Ata janë unikë, kanë dy më të mirët në botë”: Muller admiron PSG dhe i frikësohet mbi të gjitha Mbappe

PSG, pas humbjes 1-0 në Parc des Princes, është i thirrur në sipërmarrjen e madhe të mërkurën në Mynih. Fjalët e Mbappe u thanë me një buzëqeshje në buzë. Por ironia fsheh gjithmonë një sfond vërtetësie. Në këtë këndvështrim, fjalët e tij nuk u vlerësuan shumë në Francë. Vetëm verën e kaluar Mbappé i tha jo interesimit të Real Madrid. E pastaj nënshkroi një rinovim luksoz me PSG, deri në vitin 2025. Në realitet, kontrata e re është një "2+1", me të cilën kampioni francez lidhet me PSG-në për dy sezonet e ardhshme plus një "opsionale". E në Paris ekziston frika se pa Champions League Mbappe mund të largohet në verën e 2024.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI