Flash

Dybala feston në pankinë, tërbohen tifozët e Juventus: "E di që për ju është e vështirë, por luaj për Romën"

Lapsi.al 6 March 2023
Dybala feston në pankinë, tërbohen tifozët e Juventus:
Paulo Dybala e ka shijuar pa ndalur festimin për fitoren e Romës ndaj Juventus. Por euforia e argjentinasi nuk i ka pëlqyer tifozëve bardhezinj, të cilët reaguan, edhe në mënyrë fyese, në rrjetet sociale të Joya. Sulmuesi, për këtë arsye, ka dashur të sqarojë mendimet dhe emocionet në mbrëmjen e jetuar si një ish i madh. "E di që është e vështirë për ju, dhe është e vështirë edhe për mua. Por sot luaj për një ekip tjetër dhe me shokë të tjerë skuadre, të cilët gjithashtu duhet t'i respektoj! Të fitosh nuk është kurrë e lehtë dhe ishte e rëndësishme për ne! Do të ketë gjithmonë respekt, mos u mashtroni nga mediat sociale”. Ky është mesazhi i shkruar në grupin Telegram, që Dybala e kishte hapur tetorin e kaluar për të komunikuar me tifozët e çdo skuadre. E në fakt, aty ka edhe verdhekuq edhe bardhezinj. Lexo më tej:Video / Serie A, Roma-Juventus 1-0: Mourinho siguron vendin e katërt "Nuk festova për një gol dhe nuk shkova t'i gëzoja në fytyrë askujt! Festova një fitore me shokët e skuadrës! Më vjen keq që e shikoni kështu. Ju dërgoj një përqafim të madh. Ju dua fort", e mbylli Dybala. Në shënjestër të një pjese të tifozëve të Juventus ka qenë ngazëllimi i madh pas bilbilit të trefishtë nga ana e argjentinasit, veçanërisht në dyshe me Wijnaldulm.

MESAZHET E DYBALA NË TELEGRAM

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI