Flash

Video/ Lëvizje 'sizmike' në Anfield Road: Liverpool turpëron 7-0 Manchester United

Lapsi.al 5 March 2023
Video/ Lëvizje 'sizmike' në Anfield Road: Liverpool

Në mes të një sezoni zhgënjyes deri më tani, Liverpool shkundet në ndeshjen më prestigjioze të mundshme. Skuadra e Klopp shkatërroi Manchester United në Anfield duke i futur shtatë gola, për tupërimin më klasik. Një 7-0 që ka sikletosur Sir Alex Ferguson në tribunë dhe Ten Hag në pankinë. Një sukses tronditës e rilindës për Reds që prekin për herë të parë zonën europiane në këtë sezon. Tre dygolësha për skuadrën e Klopp: Gakpo, Salah dhe Nunez, me firmën e shtatë nga braziliani Firmino.

Lexo më tej: Analiza/ Liverpool jashtë çdo objektivi që në shkurt: Real Madrid i dha fund ciklit të Klopp

Ndeshja e madhe në Anfield e vlefshme për ditën e njëzet e gjashtë të Premier League shkon për Liverpool. Të besuarit e Klopp mposhtën 7-0 Manchester United. Reds bënë diferencën me dygolëshat e Gakpo (43' dhe 50'), Núñez (47' dhe 75') dhe Salah (66' dhe 83'). Ndërsa goli i fundit erdhi nga Firmino (88'). Me këtë fitore Klopp arrin në -3 nga vendi i katërt, ndërsa Djajtë e Kuq mbeten të tretët në kuotën 49. Në ndeshjen tjetër të ditës përfundon 2-2 mes Nottingham dhe Everton.

NOTTINGHAM-EVERTON 2-2

Mes Nottingham dhe Everton përfundoi 2-2, një barazim që sigurisht kënaq më shumë vendasit, që qëndrojnë jashtë zonës së rënies. Megjithatë, Toffees kaluan në epërsi dy herë. Fillimisht me një penallti nga Grey (10'), më pas me Doucouré (29'). Por ishte Brennan Johnson, me një dygolësh (19' dhe 77') që rikapi formacionin e Dyche. Forest arrin për momentin Leeds, por detyrohet të mbajë shpresat te Brighton për të mos mbetur i vetëm në vendin e tretë nga fundi. 22 pikë për Everton kundrejt 26 të Nottingham, që megjithatë nuk është aspak i sigurt nga surprizat e mundshme në zonën e rënies.

Premier League England

Nottingham Forest 2-2 Everton

Liverpool 7-0 Manchester United

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI