Flash

Video/ Barcelona vuan, kundër Valencia e shpëton Raphinha: Valladolid mposht 2-1 Espanyol

Lapsi.al 5 March 2023
Video/ Barcelona vuan, kundër Valencia e shpëton Raphinha: Valladolid

Barcelona mposhti Valencian me rezultatin 1-0 për javën e 24 të La Liga. Raphinha ishte vendimtar për Blaugranat me golin e shënuar në minutën e 16'. Formacioni i Xavi vuajti në pjesën e dytë, në inferioritet numerik për më shumë se gjysmë ore (përjashtohet Araujo në minutën e 59'). Rrëzohen, ndërkohë, katalanasit e Espanyol të mundur 2-1 nga Real Valladolid. Kastilianët kaluan në avantazh me Sanchez (25') dhe dyfishuan me Aguado (62'). Goli i Braithwaite në fund (87') ishte i kotë.

BARCELLONA–VALENCIA 1-0

Fitore e vështirë për Barcelonën, që mundi 1-0 Valencian. Blaugranat patën impaktin më të mirë me ndeshjen, duke mbajtur zotërimin e topit. Skuadra e Xavi shkoi përpara në minutën e 16'. Raphinha, në krosimin e Busquets, shënoi me kokë për 1-0. Miqtë u shfaqën vetëm në minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fishkëllimën e dyfishtë. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit patën mundësinë për të dyfishuar. Në minutën e 54' Ferran Torres humbi penalltinë për të bërë 2-0. Pesë minuta më vonë katalanasit mbeten në inferioritet numerik, për shkak të përjashtimit direkt të Araujo (faull si lojtar i fundit). Gjysmë ora e fundit është vuajtje për Barçën, që u mbrojt me të gjitha forcat. Katalanasit gjithsesi arritën të fitojnë 1-0. Barcelona spikat me 62 pikë, gjithmonë në krye të La Liga. Valencia mbetet e parafundit, ende me 23 pikë.

REAL VALLADOLID–ESPANYOL 2-1

Bie skuadra tjetër katalanase. Espanyol mposhtet 2-1 nga Real Valladolid. Ndeshja praktikisht nuk u vu asnjëherë në diskutim, me vendësit që shtynë përpara që në minutat e para të lojës. Avantazhi erdhi në minutën e 25', me goditjen tokazi me të majtën nga Ivan Sanchez. Goditje nga jashtë zonës, në zhvillimet e një këndore, që tronditi këmbët e miqve. Asnjë reagim nga katalanasit, me dy skuadrat që u rikthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë, panorama ishte e ngjashme dhe pak pas një orë lojë (62') erdhi dyfishimi. Aksion këmbëngulës i Plata, që shërbeu në qendër për Aguados, që bëri 2-0. Në fund, miqtë shkurtuan distancat, me golin e Braithwaite në minutën e 87'. Përfundoi 2-1, me Real Valladolid që arrin Espanyol në vendin e dymbëdhjetë, me 27 pikë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI