Flash

Video/ Shikoni marshimin provokativ të tifozëve të Partizanit para derbit: "Kush kërcen është mi Bashkie"

Lapsi.al 6 March 2023
Video/ Shikoni marshimin provokativ të tifozëve të Partizanit

Atmosfera në vigjilje të derbit kryeqytetas mes Partizanit e Tiranës ka nisur të nxehet. "Mi Bashkie" e "Morr i kuq" janë epitetet fyese që përdorin ata për njëri-tjetrin dhe koret dalin në skenë sidomos gjatë marshimeve drejt stadiumit. Dy skuadrat e kryeqytetit do të përplasen në Air Albania në orën 19.00, por tifozët kanë vërshuar drejt stadiumit më herët. Në intinerarë të ndryshëm, si zakonisht, tifozët e kuq i janë afruar stadiumit nga 21 dhjetori.

Ata kanë marshuar për te impianti në drejtim të Sheshit Willson, duke dhënë spektakël rrugës. Trafiku i ndaluar dhe thirrjet e zakonshme: "Kush kërcen është mi Bashkie", shoqëruar me ndalimin krejtësisht të marshimit dhe hedhjet për të treguar besimin e tyre të kuq.

Lexo më tej: Partizani – Tirana ‘paralizon’ kryeqytetin, policia zbulon cilat rrugë do të bllokohen

Partizani është tre pikë pas Tiranës. Skuadra e Colella do të kërkojë fitoren e dytë në përplasjen e tretë sezonale me bardheblutë. Tirana kryeson renditjen dhe synon shkëputjen, që mund të jetë vendimtare. Ndaj dhe kjo ndeshje është e një rëndësie shumë të madhe për të dy ekipet e kryeqytetit. Një atmosferë e zjarrtë pritet edhe brenda në stadium, kur tifozeritë të shpalosin koreografitë. Si gjithnjë Ultras Guerrils dhe Fanatics janë gati të surprizojnë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI