Flash

Video/ Siriani i vogël i mbijetoi tërmetit, Ronaldo i plotëson dëshirën: "A je mirë?", "Siuuu"

Lapsi.al 6 March 2023
Video/ Siriani i vogël i mbijetoi tërmetit, Ronaldo i plotëson
Cristiano Ronaldo shënoi gol edhe jashtë fushës. Pasi mbushi portat kundërshtare me gola në ndeshjet e fundit me Al Nassr, portugezi ishte protagonist i një gjesti që bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Një fëmijë sirian, i goditur nga tërmeti në vendlindje, kishte shprehur dëshirën për të përqafuar idhullin e tij në një video dhe CR7 nuk hezitoi. Ekipi arab i emergjencave që ndihmoi djalin, e çoi atë në Riad. Kështu Rabeeh Shaheen ndoqi një ndeshje dhe përqafoi kampionin luzitan. I pyetur nga Cristiano Ronaldo për gjendjen e tij, djaloshi dukshëm i emocionuar u përgjigj duke kryer festimin ikonik të sulmuesit "Siuuu". Ronaldo doli në media për të përshëndetur të riun sirian që kishte shprehur dëshirën për ta takuar. Kampioni portugez nuk është i ri për gjeste të këtij lloji. Ai ka shërbyer më parë si ambasador i Save the Children, Unicef dhe World Vision. CR7 ka dhuruar 1 milion £ për spitalet portugeze gjatë pandemisë së koronavirusit. Lexo më tej: Video/ Cristiano Ronaldo ‘on fire’: tjetër trigolësh e numra impresionues me Al Nassr

NJË AVION ME NDIHMA, I PAGUAR NGA CR7

Jo vetëm kaq sepse Cristiano Ronaldo bëri edhe një gjest solidariteti me të mbijetuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri. Portugezi dërgoi një avion plot me të gjitha llojet e gjërave të nevojshme në zonat e prekura. Brenda avionit kishte tenda, shtretër, batanije, jastëkë, pako ushqimore, qumësht dhe furnizime mjekësore. Mallrat, të paguara tërësisht nga CR7, u dërguan në Turqi dhe Siri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI