Flash

De Laurentiis nuk e pranon humbjen e kritikon ish-mikun Sarri: "Luajti si oportunist frikacak"

Lapsi.al 6 March 2023
De Laurentiis nuk e pranon humbjen e kritikon ish-mikun Sarri: "Luajti si

Napoli humbi në kampionat, por Aurelio De Laurentiis nuk e bën dramë. Kryesues të padiskutueshëm të kampionatit, skuadra e Spallettit u rrëzua brenda mureve miqësore ndaj Lazio të ish-teknikut Maurizio Sarri. Një humbje që e kthen diferencën nga vendi i dytë në 15 pikë. Pronari napolitan nënvizoi se është një "disfatë e shëndetshme, përndryshe rrezikojmë të ulemi". Nuk mungoi pastaj thumbimi për ish-mikun Sarri: "Luajti si oportunist".

De Laurentiis mbajti një fjalim në Departamentin e Drejtësisë të Universitetit Luigi Vanvitelli, për takimin mbi 'Rregulloren e lojës së futbollit mes teorisë dhe praktikës'. Ai, në fakt, kritikoi lojën e zhvilluar nga Sarri: "Në vend që të luante lartë, ai vendosi të bllokonte dy mbrojtësit e krahut. Kvaratskhelia i bëri m*tin duke e prekur për Vecino e ai shënoi".

Lexo më tej: “Nëse adhuron bjondet, nuk është se ta shpifin brunet”, Sarri i habit të gjithë pas triumfit në Napoli

Për objektivat e sezonit të Napolit, ai shpjegoi: "Champions apo titull? Shpresoj të dyja, por le ta themi në heshtje, sepse sjellim fat të keq vetë. Mendoni se nëse nuk do të isha një tifoz i Napolit do të kisha qëndruar këtu për 19 vjet? Unë jam një tifoz i qytetit të Napolit, jo vetëm i Napolit. Në shumë aspekte unë ende luftoj për të favorizuar imazhin e Napolit në të gjithë botën. Duke e dalluar nga qytetet e tjera të bukura të Italisë”. Një shigjetim edhe për disa klube: “E vërteta është se shumica e klubeve i kanë llogaritë në të kuqe. E vazhdojnë të marrin pjesë në kampionate sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI