Flash

Video/ Fitonte 7-0, Klopp i tërbuar me një tifoz: arbitri i katërt duhet ta përmbante

Lapsi.al 6 March 2023
Video/ Fitonte 7-0, Klopp i tërbuar me një tifoz: arbitri i
Jurgen Klopp humbi buzëqeshjen e tij pasi një tifoz pushtoi fushën pas golit të 7-0 të Firmino, kundër Manchester United. Liverpool fjalë për fjalë e asgjësoi Manchester United pasditen e djeshme. Reds mposhtën rivalët e tyre të të gjitha kohërave 7-0 në Anfield, për kënaqësinë e tifozëve dhe të teknikut Klopp. Dygolëshat e Gakpo, Nunez dhe Salah (që theu rekordin e golave të Foëler në Liverpool) dhe goli i Firmino i dhanë Kop një fitore historike. Është derbi veri-perëndimor i përfunduar me numrin më të madh të golave në histori. E një nga humbjet më të këqija në historinë e Manchester United. Lexo më tej: Video/ Lëvizje ‘sizmike’ në Anfield Road: Liverpool turpëron 7-0 Manchester United

SHPËRTHIMI I KLOPP KUNDËR TIFOZIT

Por vetëm një tifoz i prishi mbrëmjen trajnerit gjerman. Pas golit të Firmino, i shtati i mbrëmjes, në të 88', e gjithë pankina e Liverpool po festonte. Në anën tjetër të fushës një tifoz u ngjit mbi barriera dhe vrapoi drejt lojtarëve të Liverpool për të festuar me ta. Megjithatë, pak para se të arrinte te lojtarët, ai rrëshqiti në bar dhe ra mbi Robertson, që duke u rrëzuar goditi Jones. Të dy qëndruan në tokë pak të dëmtuar dhe të befasuar. Stjuardët e ngritën peshë tifozin dhe e nxorrën jashtë. Kur kaluan para Klopp gjermani nuk u përmbajt, duke e parë cfarë ndodhi. Tërbimi i gjermani nuk ndalej, me tifozin që mund të dëmtonte lojtarët e tij me atë marifet. Trajneri gjerman ndjek stjuardët që mbanin tifozin dhe i bërtiste. U duk madje, se edhe ai mund të futej në fushë, por arbitri i katërt e frenoi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI