Flash

Borussia Dortmund, Terzic paralajmëron Chelsea: "Duam të arrijmë në 8 më të mirat e Europës"

Lapsi.al 7 March 2023
Borussia Dortmund, Terzic paralajmëron Chelsea: "Duam të

Borussia Dortmund e Edin Terzic po përgatitet të përballet me Chelsea, në kthimin e 1/8 të Champions League. Në ndeshjen në Stamford Bridge, verdhezinjtë janë thirrur në cështje të mbrojnë fitoren 1-0 në shtëpi: “Pas ndeshjes duam të gjejmë veten mes tetë skuadrave më të mira në "Evropë - ishte britma e betejës së trajnerit në konferencën për shtyp -. Kjo nuk ka lidhje me mua, por me ekipin. Do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë klubin".

Më pas Terzic foli për disa individë në skuadër: "Haller po bën shumë mirë për momentin. Le të shpresojmë që momenti i formës së tij të shpërblehet me një gol. Reus është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. E ai duhet të merret gjithmonë në konsideratë për formacionin. Sidoqoftë ju të gjithë e dini se ai ka pasur disa dëmtime të lehta në muajt e fundit. Bellingham? Të gjithë e dinë potencialin e tij. Kur mbërriti këtu, kishte shansin të luante në Premier League, por ai zgjodhi Dortmundin. Ai na ndihmon ne dhe ne ndihmojmë atë. Jemi të lumtur që e kemi këtu. Ai është një lojtar që mund të na udhëheqë dhe presim një paraqitje të shkëlqyer nga ai këtë ndeshje".

Më pas diskutimi kaloi te dëmtimi i Gregor Kobel. Ai e nisi sezonin si titullar, por mbeti në pankinë në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Leipzig: "Gregor iu nënshtrua trajtimit në Dortmund në dy ditët e fundit dhe po ndihej më mirë. Do të punojmë me të dhe do të vendosim para ndeshjes nëse mund të jetë gati”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI