Flash

E ka fituar vetëm njëherë që kur është te Partizani, ekzaltohet Olsi Rama: “Titulli, objektiv i vogël për ne”

Lapsi.al 6 March 2023
E ka fituar vetëm njëherë që kur është te

“Janë ditë pune të zakonshme, me problematikat e përditshme, të njerëzve që mundohen të ngrejnë nivelin e Partizanit. Mbas humbjes me Vllazninë, kërkonim që lojtarët të shpreheshin me karakterin që kanë dhe e treguan në fushë". Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli pas triumfit 2-0 në derbi ndaj Tiranës. Një fitore që e ka cuar në eufori kampin e kuq, si duket nga deklaratat pompoze të drejtorit të kuq: "Titulli është një objektiv i vogël, ne punojmë për të rritur nivelin e ekipit. Duam të krijojmë një ekip që të fitojë në vazhdimësi. Në fund bëhen llogaritë. Në qoftë se vazhdojmë me këtë shpirt gare dhe këtë karakter në fund llogaritë do të dalin mirë".

Pas humbjes 3-1 në Shkodër dhe presionit të madh para derbit, ndoshta është e kuptueshme që Olsi Rama të lëshohet në ndonjë frazë të tepruar: "I pranojmë komplimentet gjithmonë, nuk na bëjnë shpesh. Është më lehtë të përgatisësh një derbi se një ndeshje me ekipet e vogla provinciale. Lojtarët kanë motivimin e duhur. Detyra jonë është t’i kujtojmë çdo të thotë të jesh profesionist çdo ditë dhe çdo natë".

Në fund edhe një konstatim për arbitrin Xhaja dhe asitentët e tij: "Unë mundohem të jem më koherent. Rezultati nuk është gjithmonë gjëja që më shumë më intereson. Dua të komplimentoj arbitrat, mbajtën një metër, u lejua lojë burrërore. Nuk do të ketë kontestime nga palët. Është një sukses për arbitrat. Duhet të jenë të padukshëm dhe të vendosnin drejtësi. Edhe arbitrat kanë nevojë për besim dhe duhen ndihmuar”, u shpreh Olsi Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI