Flash

"Çfarë bukur? Ata na kanë mundur 5-1": batutat e presidentit Demi, kunjat për Tiranën e besimi te Colella

Lapsi.al 6 March 2023
"Çfarë bukur? Ata na kanë mundur 5-1": batutat e

Presidenti i Partizani, Gazment Demi ka qenë i relaksuar pas 2-0 me të cilën të kuqtë u imponuan në derbi. E megjithatë, numri 1 i klubit nuk është fort i kënaqur nga rezultati dhe i lejon vetes ndonjë batutë. Pa harruar, gjithësesi, të shigjetojë Tiranën: “Çfarë e bukur ishte? 2-0, humbëm penallti për 3-0. Ata na kanë mundur 5-1 ne - tha Demi -. Faji i tifozëve nga të dyja palët për ndërprerjet. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë, janë sportdashësit tanë. Nuk i kritikojmë dot, prandaj doja ta bëja derbin te stadiumi i “Partizanit”. Aty kanë sjellje shumë shumë të mirë. Ata e meritojnë edhe këtë sjellje, sepse fitorja i ka këto gjëra".

Lexo më tej: Video/ Shikoni marshimin provokativ të tifozëve të Partizanit para derbit: “Kush kërcen është mi Bashkie”

Me llogari në dorë, Demi nuk do ta kishte problem edhe ndërprerjen e kampionatit... si në Ukrainë: "Janë edhe 12 javë, para 8 javësh më duket ishim 4 pikë para, dolëm 6 pikë mbrapa, tani jemi barazim. Po të mbyllet kampionati sot, po të ndodhi diçka si në Ukrainë, jemi kampionë". Pastaj edhe një konfirmim për teknikun Colella, sikur suksesi në derbi të mos ishte mjaftueshëm: "Colella ka besimin tim, ka besimin e Olsi Ramës dhe kështu do të rregullohen gjërat”, e mbylli presidenti Demi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI