Flash

Vlahovic bëhet çështje te Juventus: nuk shënon, është nervoz e merkato e thërret

Lapsi.al 7 March 2023
Vlahovic bëhet çështje te Juventus: nuk shënon,

Dusan Vlahovic po bëhet “cështje” te Juventus. Sulmuesi nuk ka shënuar në kampionat që nga dygolëshi kundër Salernitanës më 7 shkurt. Serbi vazhdon të tregojë një rendiment të luhatshëm që është nën pritshmëritë e drejtuesve bardhezinj. Jo vetëm në aspektin e realizimeve, por edhe në atë të lojës dhe agonizmit. Një situatë që, e kombinuar me njëfarë nervozizmi nga ana e lojtarit, ushqen dyshime për të ardhmen në Torino. Në këtë pikë, zërat janë nga më të ndryshmet, në lidhje me synimet reale të klubit ndaj tij.

Në mënyrë të veçantë, nisur nga situata, nga shumë anë vijojnë të vijnë lajme për mundësinë e shitjes në verë. Hipotezë që askush për momentin nuk mund ta përjashtojë apo konfirmojë. Mbi të gjitha sepse lojtari ka admirues të rëndësishëm në Evropë. E me çmimin e duhur Juve mund të vendosë edhe ta lërë të largohet. Për momentin, në gjurmët e Vlahovic është mbi të gjithë Bayern Munich, Manchester United dhe Tottenham. Shifra që do të vihej në tavolinë për t'u ulur në bisedime me Juventus, mund të jetë rreth asaj të paguar për ta rrëmbyer nga Fiorentina. Një lloj lamtumire pothuajse pa dhimbje, në thelb. Sidomos për arkat bardhezi.

KONSIDERATAT PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në aspektin teknik, megjithatë, do të mbetej një boshllëk për t'u plotësuar, ndoshta me Hojlund. Por përshtypja është se Juve, me shifrën e duhur, mund të vlerësojë mundësinë e ndarjes nga Dusan. Sidomos pas një sezoni shumë të trazuar mes dëmtimeve, pak golave të shënuar dhe rritjes shumë të ngadaltë në planin teknik. Vlahovic ka shënuar tetë gola për Juventus në Serie A që nga gushti. Çuditërisht njësoj si Dybala në Romë. Një rastësi që rikthen të gjitha konsideratat tek zgjedhja për të “sakrifikuar” Joya në transferim të lirë, për të vënë bast gjithçka për ish-sulmuesin e Fiorentinës.

Lexo më tej: Commisso tallet me Juventus: “Vlahovic shënon sa gjysma e Cabral-Jovic dhe u paguam 70 milionë”

Një lëvizje për të cilën ndoshta Juventus tani nuk është më aq i bindur. Në veçanti nëse nga tani deri në fund të sezonit performanca e sulmuesit serb vazhdon sipas standardeve të treguara në muajt e fundit. Ose nëse nuk ndodh një pikë kthese për sa i përket golave dhe paraqitjeve të lojtarit. Përveç golave, në fakt, Dusan duhet të dëshmojë se e meriton vërtetë fanellën e Juventus e se ai është njeriu rreth të cilit do të ndërtohen projektet e ardhshme të bardhezinjve. Edhe nga pikëpamja teknike dhe karakteriale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI