Flash

Guti thërret Kvaratskhelia te Real Madrid: "Nëse vjen të dhuroj fanellën time"

Lapsi.al 7 March 2023
Guti thërret Kvaratskhelia te Real Madrid: "Nëse vjen të

Kvaratskhelia është zbulimi i sezonit të mrekullueshëm të Napolit në Serie A dhe në Evropë. E tani të gjithë janë gati të bëjnë çmendurira për të rrëmbyer gjeorgjianin nga të kaltrit. Deklarata e dashurisë nga menaxheri i numrit 77 mund të mos mjaftojë. Napoli bën mirë të shohë përreth, sepse ka disa klube gati të trokasin në derë. Ndër ta është edhe Real Madrid. Blancos në këtë rast mund të kenë edhe ndihmën e Guti, një nga idhujt e Kvara. E spanjolli nuk ka hezituar t'i dërgojë një mesazh gjeorgjianit: “Nëse vjen te Real, do të të dhuroj fanellën time”.

Një mesazh jo i rastësishëm nga ish-talenti spanjoll, i cili ishte i ftuar në El Chiringuito. Gjatë emisionit Guti mbeti i habitur nga disa fjalë të gjeorgjianit. Në fakt, 46-vjeçarit iu shfaqën pamjet e Kvaratskhelia, i cili deklaronte: “Unë e dua futbollin falë mesfushorit Guti. Ai luante për Real Madrid dhe kur isha i vogël fanellat e tij nuk shiteshin në Gjeorgji. Nuk mund ti gjeje. Kështu që bleva një bluzë të bardhë dhe shkrova 14 e tij".

22-vjeçari gjeorgjian ka përsëritur vazhdimisht se është i dashuruar me Real Madrid. Një mundësi e shfrytëzuar nga Guti i cili i dërgoi atij një mesazh të qartë merkato: "Shpresoj se një ditë ai mund të vijë te Real. Nuk e dija se isha idhulli i tij dhe nëse e ndihmoi për ta parë të luajë kështu, ia vlejti. Çfarë mund t'i them? Ndoshta mund t'i dërgoj fanellën time me autograf, kështu që ai të mos shkruajë më numrin 14 që mbaja".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI