Flash

"Nuk e ofendova Mourinhon": Serra mbrohet te "Le Iene", por leximi i buzëve i ekspertit shurdh e përgënjeshtron

Lapsi.al 7 March 2023
"Nuk e ofendova Mourinhon": Serra mbrohet te "Le Iene", por

“Çështja Serra” pasurohet me një kapitull të ri. Duke folur për mikrofonat e “Le Iene” direkt i interesuari në fakt tregoi versionin e tij të fakteve. Ai rrëfeu, sipas tij, atë që ndodhi në përballjen e ashpër me Josè Mourinhon, që çoi në përjashtimin e trajnerit të Romës. "Unë nuk thashë asgjë që mund të ofendonte Mourinhon. Nuk i thashë ato fjalë atje, thashë diçka tjetër - i shpjegoi zyrtari i katërt gazetarit -. I thashë, po e vendos stadiumin kundër teje. Shko në zonë, shko në zonë”. Një rikonstruksion që ndryshon shumë nga ajo që u tha nga Special One në fund të ndeshjes. Madje edhe reagimi në fushë i trajnerit verdhekuq pas debatit në fushë që më shumë se një dyshim.

“Por përse Mourinho do të zemërohej kaq shumë?” pyeti korrespondenti i Le Iene. Arbitri Serra nuk dha në këtë rast asnjë përgjigje të mëtejshme për atë që ndodhi. Një heshtje që lë vend për dyshime të mëdha për shkëmbimin e batutave mes të dyve.

Lexo më tej:“Po tallin byt*ën me ty”. sherri mes Mourinho e arbitrit Serra vazhdoi në dhomat e zhveshjes

Të analizuara së bashku me Filippo Roma nga Giuliano Callegari, një djalë i shurdhët ekspert në leximin e buzëve fjalët rezultojnë ndryshe. Fjalët e arbitrit drejtuar trajnerit të Romës duket se nuk përkojnë saktësisht me historinë e bilbilit nga Torino. "Nuk mund të jetë zonë, absolutisht jo - shpjegoi ai -. Mund të shohësh shumë mirë s-të e shtëpisë, shtëpisë, tha shko në shtëpi". Topi tani kalon në Gjykatën Sportive të Apelit FIGC. Ndërkohë Serra u ndalua për dy ndeshje dhe u pezullua skualifikimi i Special One.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI