Flash

Chelsea, Potter sfidon Dortmund: "Jam optimist, duam të imponohemi"

Lapsi.al 7 March 2023
Chelsea, Potter sfidon Dortmund: "Jam optimist, duam të

Chelsea e Graham Potter duhet të përmbysë 0-1 e pësuar në Dortmund në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve. "Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, emocionuese, një mbrëmje speciale në Stamford Bridge. Ne me të vërtetë mezi presim - ngarkoi amjentin londinez në vigjilje Potter -. Kemi ndjesi pozitive, duam t'i imponohemi një kundërshtari të klasit të parë, që vetëm po fiton në Bundesliga. Por edhe po mendoj se sa e rëndësishme është për klubin dhe për ne që të arrijmë në çerekfinale. Kështu që ne do të japim gjithçka."

Por Potter, duke pasur parasysh ecurinë jo ekzaltuese të Blues në kampionat dhe peshën e mungesave si ajo e të dëmtuarve Kante dhe Thiago Silva, ndjen edhe peshën e presionit: "Duke pasur parasysh pozicionin ku jemi - komentoi ai -, presioni është gjithmonë i mirëpritur. Është fantastike të jemi në garë për të hyrë në tetë më të mirët e Europës”.

Lexo më tej: Borussia Dortmund, Terzic paralajmëron Chelsea: “Duam të arrijmë në 8 më të mirat e Europës”

Joao Felix, nënshkrimi i janarit i Chelsea, mund të jetë protagonist kundër Dortmund: “Jemi shumë të kënaqur nga ai – nënvizoi tekniku londinez –. Cilësitë e tij janë evidente dhe fakti që di të mbulojë role të ndryshme është një aspekt i shkëlqyer”. Mbetet për tu parë sa e shkëlqyer do të jetë pas pak orësh, kur skuadrat të zbresin në fushë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI