Flash

I kërkuar në Spanjë si anëtar i grupit κriminal, kapet 50-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 28 February 2023
I kërkuar në Spanjë si anëtar i grupit κriminal, kapet

50-vjeçari Leart Bulla, banues në Vlorë, është vënë në pranga nga blutë e qytetit bregdetar. Bulla është arrestuar në kuadër të operacionit "Escape", pasi kërkohej nga autoritetet e Spanjës. Ai akuzohet nga Spanja si pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.

"Finalizohet, në bashkëpunim me Interpol Tirana, faza e tretë e operacionit policor të koduar “Escape”. Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin, një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë. Shkon në 3 numri i shtetasve në kërkim ndërkombëtar (pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal), të kapur në Vlorë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një tjetër shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Escape”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi: -L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë.", njofton policia. 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI