Flash

Njëri i dehur me 13 emigrantë në mjet, tjetri ruante blutë/Arrestohen vëllezërit

Lapsi.al 28 February 2023
Njëri i dehur me 13 emigrantë në mjet, tjetri ruante

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Korçës për transport të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se në pranga kanë rënë Enea Prendi, 33 vjeç dhe Aleksandër Prendi, 45 vjeç. 33-vjeçari u arrestua teksa po transportonte me makinë 13 emigrantë. Për më shumë pas kryerjes së testit të alkoolit, ai rezultoi se ishte i dehur.

Policia ka arrestuar edhe të vëllanë që e shoqëronte me një automjet tjetër. Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, Aleksandër Prendi shoqëronte me automjetin tip “BMW”, automjetin që transportonte emigrantët për ta sinjalizuar atë për prezencë të shërbimeve të policisë në rrugë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI