Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Brazili zgjedh trajnerin e ri: Ramon Menezes teknik me kohë të përcaktuar, pastaj një emër i madh

Lapsi.al 15 February 2023
Brazili zgjedh trajnerin e ri: Ramon Menezes teknik me kohë të

Në pritje të emrit të bujshëm, dyzet ditë nga ndeshja e radhës zyrtare, Brazili ka zgjedhur një trajner të përkohshëm. Bëhet fjalë për Ramon Menezes. Ai ka qenë trajneri i U-20, me të cilin fitoi pak ditë më parë Sudamericano Sub-20, një sukses që i mungonte që në vitin 2011 në Brazil. Njoftimi erdhi bashkë me atë të testit miqësor në Tangier kundër Marokut në 25 mars. Miqësorja do të jetë e vetmja e pauzës. Sepse, siç shpjegoi vetë Federata e Brazilit, "periudha do të ndahet midis përgatitjes së lojtarëve dhe ndeshjes kundër Marokut. Prandaj CBF ka zgjedhur të luajë vetëm një ndeshje por e nivelit të lartë konkurrues”.

Lexo më tej: O Globo zbulon trajnerin e ri të Brazilit: Ancelotti largohet nga Madrid në qershor për pankinën e Seleçao

Federata, pra, merr kohë, ndoshta deri në fund të sezonit. Në fakt, synimi është t'i besohet kombëtares një profil i lartë trajneri. Në këtë kuptim më i konsideruari është Carlo Ancelotti, aktualisht në pankinën e Real Madrid. Ndërkohë Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF, komentoi kështu emërimin provizor të Menezes: "Ky është fillimi i një cikli të ri për futbollin brazilian. Federata është e përkushtuar ndaj kombëtares që do të luajë kundër një kundërshtari të fortë, siç është Maroku. Vitin e kaluar ai arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar. Do të jetë një test i mirë për përzgjedhjen e skuadrës braziliane. E sigurisht një ndeshje që do të zgjojë interesimin e tifozëve tanë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI