Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

De Ligt bën paqe me të kaluarën e tij: "E ndjek Juven e shpresoj të fitojë, kurrë nuk i kam thënë ato gjëra për klubin"

Lapsi.al 15 February 2023
De Ligt bën paqe me të kaluarën e tij: "E ndjek Juven e

I keqinterpretuar. I pa kuptuar. Ose, edhe më keq, i etiketuar padrejtësisht si mosmirënjohëse për fjali asnjëherë të artikuluara. Në fakt, disi me vonesë, por disa muaj pas transferimit të tij te Bayern Mynih, Matthijs De Ligt u distancua nga frazat për të kaluarën e tij. Ato kundër Juventus kishin shkaktuar kaq shumë diskutime e polemika. Holandezi, pasi ua hodhi "fajin" atyre që keqinterpretuan apo edhe shpikën ato fjalë, është betuar për dashuri ndaj fanellës bardhezi.

Një pozicionim që mund t’i shërbejë egos së tifozëve, të cilët tani kanë shumë për të menduar. De Ligt, i është kthyer të flasë për të shkuarën, pas suksesit të Bayern në Champions League kundër PSG. Holandezi, ndoshta ka qenë i ndikuar nga euforia e një suksesi në Parc des Princes, që lehtëson shumë rrugën e bavarezëve drejt çerekfinaleve.

Lexo më tej: Prapaskena/ Bonucci tregon çfarë nuk i pëlqeu nga De Ligt: “Fraza të pahijshme, duhet respekt”

Kjo ka qenë në fakt deklarata e mbrojtësit holandez, i intervistuar pas ndeshjes: “Unë ende e ndjek Juventusin dhe nuk i kam thënë kurrë ato që janë shkruar. Por i kuptoj tifozët, të cilët vazhdojnë ta mbështesin skuadrën, edhe në këtë moment të vështirë. Shpresoj që Juve të fitojë sërish dhe të bëjë mirë edhe në Europa League”. Një frazë që i lejon të gjithë të jenë në paqe. Në Torino, sado mirënjohës të jenë ndaj de Ligt, nuk janë penduar edhe aq shumë. Së pari për paratë që i ka lejuar klubit të arkëtojë. E së dyti sepse pjesa e riinvestuar te Bremer po jep frytet e shpresuara.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI