Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Botërori i klubeve me 32 skuadra: FIFA i cakton 12 vende Europës

Lapsi.al 14 February 2023
Botërori i klubeve me 32 skuadra: FIFA i cakton 12 vende Europës

Këshilli i FIFA-s përcaktoi sot modalitetet e pjesëmarrjes te Botërori i Klubeve. Konkretisht është bërë shpërndarja e vendeve të konfederatave të ndryshme kontinentale. Botërori i Klubeve, në vitin 2025, do të luhet nga 32 skuadra, në një vend që ende nuk është përcaktuar. Datat janë qershor-korrik, praktikisht si ato të Kupës së Botës për kombëtaret. Ndërsa vendet do të caktohen si më poshtë, sipas asaj që raporton FIFA: 4 në konfederatën afrikane, 4 në Azi, 4 në Concacaf, 1 në Oqeani, 6 në Conmebol të Amerikës së Jugut, 12 në Evropë dhe një në federatën kombëtare të vendit pritës, për një total prej 32.

Mbetet ende për t'u kuptuar se si do të zgjidhen pjesëmarrësit e ndryshëm. Nëse klubeve më prestigjioze do t'u jepen 'ëild card', apo do të vlejnë rezultatet në gara të ndryshme ndërkombëtare. Formula duhet të jetë e zakonshme. 8 grupe me 4 skuadra dhe më pas eliminimi direkt duke filluar nga 1/8.

TË ARDHURA REKORD

Këshilli i FIFA-s miratoi raportin vjetor për vitin 2022. Ai nxjerr në pah të ardhurat rekord të federatës ndërkombëtare prej 7.6 miliardë dollarësh gjatë ciklit 2019-2022. Ndërkohë, 11 miliardë dollarë pritet të fitohen gjatë periudhës 2023-2026. "Investimi i paprecedentë i FIFA-s në futboll është rezultat i transparencës sonë të fortë financiare. Kjo përfaqëson një shembull konkret se si ne synojmë ta bëjmë futbollin vërtetë global - tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino -. Suksesi i jashtëzakonshëm i Kupës së Botës në Katar ka qenë i rëndësishëm në aftësinë e organizatës për të përmbushur misionin e saj në lidhje me shoqatat tona anëtare dhe botën e futbollit, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat jemi përballur gjatë ciklit të kaluar, jo më pak me pandeminë Covid 19."

Në fund, është përcaktuar edhe selia për Botërorin e ardhshëm të Klubeve. Edhe ky edicion do të luhet ende me formatin me shtatë skuadra të përdorur deri më tani. Turneu do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga 12 deri më 22 dhjetor 2023.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI