Flash

Ibrahimovic përlotet për mikun e tij, gazetarin Slegers, i sëmurë me leucemi: "Të dua fort"

Lapsi.al 14 February 2023
Ibrahimovic përlotet për mikun e tij, gazetarin Slegers, i

Zlatan Ibrahimovic është emocionuar shumë gjatë një bisede online me Thijs Slegers. Gazetari vetëm kohët e fundit, tha se ishte i sëmurë me leucemi. Slegers, që u bë me kalimin e viteve një mik i sulmuesit, po lufton me sëmundjen që nga viti 2020. "Kur isha i ri dhe i humbur - tha Ibra për ESPN -, nuk njihja askënd në Holandë (te Ajax). Më kontaktoi një gazetar dhe shkuam për darkë. Që nga ai moment u bëmë miq. Thijs më ndihmoi, ne qëndruam gjithmonë në kontakt. E ai do të jetë gjithmonë në zemrën time”. Më pas, me zërin e tij të luhatur nga emocionet, sulmuesi i AC Milan iu drejtua drejtpërdrejtë Slegers, gjithshtu i përlotur: "Unë vetëm dua të të them se të dua fort, miku im".

Lexo më tej: “Tradhtar, ti e di që shoku yt nuk jeton më”: mediat serbe akuzojnë Ibrahimovic për pabesi ndaj Mihajlovic

Thijs Slegers është gazetar i Football International. Por ai është i njohur në botën e futbollit pasi ka mbajtur postin e zyrtarit të shtypit të PSV Eindhoven. Rreth dhjetë ditë më parë ai bëri të ditur gjendjen e tij në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Qëllimi i tij ishte t'i shtynte njerëzit të dhurojnë qeliza staminale dhe gjak: "Unë nuk mund të ndihmohem më, por të tjerët po". Një apel që ka marrë një vlerësim të gjerë në Holandë. Edhe PSV ekspozoi pankarta në stadium, deri në shfaqjen live për të rritur ndërgjegjësimin në të cilin, ndër të tjera, ishte i ftuar edhe Ibra.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI