Flash

PSG, lojtarët tensionohen me Galtier dhe drejtuesit: Marquinhos kritikon egër portierin Donnarumma

Lapsi.al 13 February 2023
PSG, lojtarët tensionohen me Galtier dhe drejtuesit: Marquinhos kritikon

PSG në vitin 2023 është një katastrofë. Përvec eliminimit nga Kupa e Francës përballë Marseille, skuadra pariziene vjen nga humbjet në transfertë ndaj Monaco dhe Rennes. Të dyja në fakt më të rënda se sa tregon rezultati. Situatën e përkeqëson, në prag të rikthimit të Champions League, klima në dhomat e zhveshjes. Ajo pariziene tashmë është kthyer në fuçi baruti, sipas rikonstruksioneve të bëra në Francë. Neymar përplaset me Camos, Marquinhos shpërthen kundër Donnarumma.

Pikërisht në ndeshjen ndaj Monaco, e humbur 1-3, klima u ndez që në pushim. Nerva të tensionuara, fjalë të rënda mes trajnerit Christophe Galtier dhe drejtorit sportiv Luis Campos në përplasjen me Marquinhos dhe Neymar. Diskutimi - siç raportohet nga L'Equipe - u ndez shpejt dhe ishte një hap larg degjenerimit.

Drejtuesit nuk janë shprehur të kënaqur me ecurinë e skuadrës së Galtier. Tekniku akuzon lojtarët se nuk respektojnë udhëzimet e tij, duke humbur agresivitetin në fushë. Marquinhos mbrojti shokët e tij të skuadrës. Ndërsa sjellja e Neymar u shfaq mjaft e shkujdesur, brenda dhe jashtë fushës.

Në fushë, numri 10 brazilian ia nxori inatin Vitinha, duke e mbuluar me fjalë jo tamam të bukura, ashtu si edhe Ekitike. Neymar kundër thuajse të gjithëve, në një dhomë zhveshjeje afër shpërthimit. E në horizont është 1/8 kundër Bayern Mynih, një takim që nuk duhet humbur për një mijë arsye.

Nuk përjashtohet nga kritikat edhe portieri i PSG Gianluigi Donnarumma. Nëse Neymar dhe Marquinhos u kapën në radhë të parë drejtuesve dhe trajnerit, mbrojtësi i Selecao nuk kurseu fjalë të ashpra ndaj portierit. Donnarumma pas ndeshjes foli me tifozët e zemëruar të PSG-së. Gjë që vetë Marquinhos kishte kërkuar shprehimisht të mos e bënte.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI