Flash

Francesca Costa mamaja e Zaniolos tregon inskenimet e Romës: "I braktisur nga klubi"

Lapsi.al 13 February 2023
Francesca Costa mamaja e Zaniolos tregon inskenimet e Romës: "I

Lamtumira e Nicolò Zaniolo me Romën ishte vërtet torturuese. Shkëmbime akuzash mes lojtarit dhe klubit që tifozëve nuk i pëlqyen. Për këtë arsye, sapo stuhia mediatike u qetësua, në fushë ka zbritur mamaja e lojtarit, Francesca Costa. “Djali im nuk është i çmendur apo tradhtar, e përshkruan si ai që nuk është. Ai është një djalosh, do të ketë bërë gabimet e tij si gjithë të tjerët. Do të bëjë të tjera, do t'i bëjmë të gjithë ne. Por nuk është ai që është pikturuar javët e fundit se i leverdisi dikujt”, tha ajo për Corsport.

PAS TIRANËS

Por nuk ishte një lamtumirë e papritur. “Varet se çfarë nënkuptojmë me papritur. Muajin e fundit e kishim kuptuar që në Romë kishte mbaruar. E se qëndrimi do të ishte i pamundur, i pajetueshëm. Më parë, Nicolò, dhe për këtë arsye edhe ne, mendonim se do të ndalonim për një kohë të gjatë - shtoi ajo -. Pas Tiranës ndodhi ajo që kishte mundësi për një ndryshim peizazhi. Folëm për këtë me klubin që na la të kuptojmë një gjë: pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë milionë është vlera e djalit. Por asnjë ofertë e atij lloji nuk erdhi dhe ai qëndron, madje i lumtur. Vetëm se priti rinovimin e kontratës me shifra në përputhje me atë vlerësim”.

RINOVIMI QË NUK ERDHI

“Ndërsa disa shokëve të tij kontratat iu bënë. Por kjo nuk është vetëm një çështje parash. Nicolò, me kalimin e javëve, filloi të kuptojë se nuk është më pjesë e projektit. Roma e informoi se donte ta shisnin në qershor. Ai filloi të ndihet i mënjanuar. Dhe drita fiket."

PËR TIFOZËT

“As unë, as djali im dhe askush në familjen time nuk jemi të zemëruar me tifozët. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj romanistëve, gjithmonë të respektueshëm. Dua që kjo të jetë e qartë. Kritikat qendrojnë, por nuk është faji i tyre. Ata besuan atë që iu tha. Ata poshtë shtëpisë? Kemi bërë kallëzim ndaj personave të panjohurve, do të shohim. Unë them një gjë: po të kishin qenë dhjetë fëmijë, ndoshta pak budallenj dhe mbi linja, nuk do të ishim kaq të shqetësuar. Nëse jemi mërzitur, është sepse vinim nga ditët në të cilat na shkruanin gjithçka: fyerje, kërcënime të të gjitha llojeve. Ne ishim shumë të frikësuar, situata ishte bërë e paqëndrueshme”.

ÇËSHTJA BOURNEMOUTH

“Dua të sqaroj një aspekt: Nicolò ishte gati të ulte pagën e tij. Ose do të kishte kërkuar të njëjtën pagë, për Milan apo Tottenham. Por ato klube nuk gjetën marrëveshje me klubin verdhekuq. Në atë moment ishte Bournemouth. Nuk është e vërtetë që ata na ofruan pesë milionë në sezon. Fillimisht jo dhe pastaj po? Kjo është e vërtetë, por kur i thirrëm ata kishin marrë tashmë një tjetër”.

PASTAJ MBËRRITI GALATASARAY

“Një zgjedhje që ishte thuajse e menjëhershme. Ata na bënë menjëherë të ndjenim besim dhe thelb. Ata donin Nicolò, donin ta mbyllnin, nuk ishte e vështirë për të arritur një marrëveshje”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI