Flash

Video/ Rashford e Garnacho tërheqin United te fitorja: Leeds rrëzohet 2-0 në Elland Road

Lapsi.al 12 February 2023
Video/ Rashford e Garnacho tërheqin United te fitorja: Leeds rrëzohet

Manchester United triumfon në javën e njëzet e tretë të Premier League. Formacioni i Ten Hag ia doli të superojë 2-0 Leeds. Një pjesë e parë jashtëzakonisht e bllokuar, ku Djajtë e Kuq mbajtën topin por nuk goditën kurrë. Në pjesën e dytë për zhbllokimin e ndeshjes u kujdes i zakonshmi Marcus Rashford. Një goditje me kokë në minutën e 80 theu rezistencën e Leeds. Pesë minuta më pas erdhi dyfishimi i Garnacho, që e ngjit United në kuotën e 46 pikëve.

Manchester United hakmarret ndaj Leeds. Pas barazimit 2-2 në Old Trafford më 8 shkurt, vjen një fitore 2-0 në Elland Road. Një pjesë e parë e vështirë për Djajtë e Kuq, që po ndjejnë efektet e mungesës së Casemiros në mesfushë. Formacioni i Ten Hag mbajti pothuajse 70% të zotërimit të topit, pa arritur megjithatë të gjejnë pasimin e duhur për Weghorst. Leeds u përpoq ta çojë ndeshjen në një nivel fizik dhe në fund të dyzet e pesë minutave të para rezultati ishte ende 0-0.

Lexo më tej: Video/ Arsenal gabon përsëri, Brentford i jep asist City: ndalet edhe Chelsea, Leicester shpartallon Conte

Pas pushimit ritmi u rrit ndjeshëm. Në minutën e 64' United pati shansin e parë të madh të ndeshjes. Goditja e Diogo Dalot nga jashtë zonës tronditi traversën, por nuk i dha avantazhin United. Tre minuta më vonë u shfaqën rrezikshëm edhe vendasit, me Gnonto që goditi keq në hyrje të zonës. Në minutën e 80 miqtë, më në fund, kaluan në avantazh. Krosim i Luke Shaë nga e majta gjeti goditjen me kokë të Rashford, që mposhti Meslier dhe bëri 1-0. Pesë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi, me aksionin personal të Garnacho. Përfundoi 2-0, me United që ngjitet në 46 pikë në renditje (pas 23 ndeshjeve të luajtura).

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI