Flash

Fyerje në fushë, sherr në dhomat e zhveshjes e fishkëllima: Neymar përplaset me Campos

Lapsi.al 12 February 2023
Fyerje në fushë, sherr në dhomat e zhveshjes e fishkëllima:

Fyerje në fushë, ulërima në dhomat e zhveshjes, fishkëllima nga tribuna. Është klima që mbretëron në shtëpinë e PSG që “të bën ta mëshirosh”, siç shkruan e përjavshmja e së dielës Jdd. Ose të paktën është “i sëmurë”, siç pretendon Equipe, “nga frika” si specifikon Le Parisien. Neymar e Marquinhos u përplasën me DS Campos në pushim të ndeshjes. Me pak fjalë, nëse nuk është krizë, por është fare afër. E sido që të jetë, klubi i emirit të Katarit, i mposhtur dje nga Monaco 3-1, nuk arrin në gjendjen më të mirë fizike dhe mendore për takimin e së martës. PSG do të përballet me Bayern Mynih, për ndeshjen e parë të 1/8 në Ligën e Kampioneve. “Asgjë nuk funksionon”, pranoi Kimpembe përballë tifozëve, duke kërkuar mbështetjen e tyre. "Jam i shqetësuar," tha trajneri Galtier.

PROBLEMET

Në fushë, sa për të qëndruar në francezizëm, “rien ne va plus”. Në kuptimin që lojë nuk shihet. Shumë konfuzion, shumë boshllëqe, taktike dhe teknike. Por edhe në qëndrim, tepër i pamotivuar, asnjëherë reaktiv, gjithmonë ose pothuajse pasiv. Natyrisht, Messi mungoi dje dhe Mbappe është i dëmtuar. Gjithashtu, Verratti u la i lirë të pushonte. Sikur të mos mjaftonte kjo, një virus intestinal goditi Ruiz dhe Vitinha. E Galtier, në funksion të Champions League, bëri turnover, duke mbajtur në fillim Ramos dhe Hakimin në pankinë. E nëse i riu Pembélé dhe Bitshiabu e tradhtuan në dy golat e parë, në realitet problemet janë diku tjetër.

Lexo më tej: Video/ PSG turpërohet edhe nga Monaco: Ben Yedder krijon dilema të mëdha për Galtier para Champions

FYERJET

Konfuzion taktik së pari. Dje Galtier e nisi ndeshjen me formacionin 3-4-1-2, por pas 20', PSG ishte nën dy gola. Kështu, trajneri u përpoq të gjente ekuilibrin duke kaluar në një 4-3-1-2. Më pas në një lloj 4-4-2 dhe në fund në një 4-2-3-1, duke rregulluar pozicionet, duke lëvizur lojtarët, pa asnjë dobi. Në të vërtetë, në fund dominoi Monaco me 4-4-2 linear, duke shfrytëzuar defektet në çdo repart të kundërshtarëve. Por edhe nervozizmin që helmon tani parizienët. Këtë e vërtetojnë ofendimet e përgjuara nga kamerat mes Neymar dhe Vitinha. O'Ney akuzonte këtë të fundit se nuk kalibronte mirë pasimet dhe nuk ndërvepronte në mënyrën më të mirë të mundshme. Por edhe mes Neymar dhe Ekitike, si zakonisht shumë shpesh i pasaktë në kontrolle dhe lëvizje. Më pas, Galtier, nga ana tjetër, u bërtiste të gjithëve për t'u siguruar që skuadra të qëndronte kompakte. Me pak fjalë, një shfaqje katastrofike.

TENSIONI

Në tribunë, drejtori sportiv Campos, i akuzuar nga mediat për joefikasitetin e blerjeve të verës, nuk ka qenë më pak i irrituar. Ai ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të kërkuar më shumë agresivitet dhe reagim. Marquinhos dhe Neymar, shkruan l'Equipe, nuk e vlerësuan ndërhyrjen e menaxherit dhe ia thanë në fytyrë, duke ngritur tonin e përballjes. Në bilbilin e fundit, vetëm Donnarumma shkoi te tifozët parisien. Italiani, lojtari i ndeshjes me pritje të ndryshme vendimtare, foli në TV për një “moment të vështirë”. Pas pak ishte Kimpembe, i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, që u paraqit para ultrasve, me megafon në dorë: “Është e vërtetë, në fushë nuk ka asgjë që ka kuptim. Na takon ne të zgjojemi, por kemi nevojë për ju, sepse e marta do të jetë edhe më e vështirë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI