Flash

Video/ PSG turpërohet edhe nga Monaco: Ben Yedder krijon dilema të mëdha për Galtier para Champions

Lapsi.al 11 February 2023
Video/ PSG turpërohet edhe nga Monaco: Ben Yedder krijon dilema të

Pas eliminimit në Kupën e Francës, PSG fundoset sërish. Kryesuesit, të shkatërruar nga problemet fizike (Messi, Verratti dhe Mbappé), mposhten nga Monaco me rezultatin 3-1. Protagonist është Ben Yedder, i cili e plotësoi rezultatin me dygolëshin e tij (18' dhe 47'), pas avantazhit fillestar të Golovin (4'). Goli i Zaine-Emery (39') nuk shërbeu për asgjë. Tani ndjekësit mund të shkurtojnë diferencën me parisienët, që pritet të martën nga Bayern në Champions League.

Pas eliminimit në Kupën e Francës, PSG pëson një tjetër humbje të rëndë nga Monaco. Vendasit fituan 3-1 dhe shkelën keq mbi mbetjet e kryesuesve, të shkatërruar nga dëmtimet e Messi, Mbappé dhe Neymar. Sikur të mos mjaftonte, kryeqytetasit u dobësuan edhe nga një virus intestinale që preku disa lojtarë. Vetëm pritjet e Donnarumma, autor i një paraqitjeje monstruoze, shmangën një deficit edhe më të madh. Një ndeshje që shkoi keq menjëherë për PSG, që pritet të martën nga Bayern në Champions League. Në minutën e 4', Monaco kaloi në avantazh me Golovin, i cili shënoi para syve të David Trezeguet, i pranishëm në Louis II.

BEN YEDDER, PROTAGONIST

Monaco shkoi pranë dyfishimit me Aguilar, por e arritën në minutën e 18'. Bitshiabu, titullar për shkak të mungesave të shumta te PSG, humbi topin dhe i dha mundësinë Ben Yedder të shënonte. Vendasit nuk ndalen dhe kryeqytetasit rrezikuan të kapitullojnë, me Donnarumma që shmangu trisin e Aguilar dhe Golovin. Megjithatë, në minutën e 39', parizienët ngushtuan diferencën me Zaine-Emery.

Lexo më tej: Video/ Marseille eliminon PSG nga Kupa e Francës: Neymar u ndal nga shtylla, Sanchez e Malinovskyi fundosin Galtier

Megjithatë, Monaco rivendosi menjëherë distancat, duke gjetur trisin në kohën shtesë. Goli i dytë personal i Ben Yedder, që mposhti portierin italian. Galtier u mbrojt, duke përdorur përvojën e Sergio Ramos dhe pamaturinë e Gharbi (2004) dhe Housni (2005). E megjithatë, muzika nuk ndryshoi. Monaco nuk e pati të vështirë të administronte dhe madje shkoi afër pokerit. Donnarumma shmangu autogolin e Ramos e në shtesë, portieri bëri një tjetër mrekulli për të ndalur Minamino. Monaco fitoi 3-1, duke ringritur ambicjet e tyre për titull. PSG u ndal në 54 pikë, me Galtier që pësoi humbjen e tretë në Ligue 1 në vitin 2023. Diferenca rrezikon tani të shkurtohet. Diçka është prishur në sigurinë e kryesuesve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI