Flash

Klubet e Premier kërkojnë përjashtimin e Manchester City, Guardiola premton besnikëri: "Nuk largohem"

Lapsi.al 11 February 2023
Klubet e Premier kërkojnë përjashtimin e Manchester City,

Pep Guardiola nuk ka dyshime dhe është në anën e Manchester City, pa llogaritur asgjë. Klubi anglez është në qendër të stuhisë, i akuzuar për qindra shkelje ekonomike të rregullave të Premier League. Por trajneri spanjoll ka vënë fytyrën, duke mbrojtur punëdhënësit e tij. Klubet e Premier League kërkojnë sanksione shembullore, nga rënia deri te përjashtimi nga kampionatet. Por Guardiola kundërsulmoi në konferencën për shtyp: "Ne jemi dënuar tashmë nga UEFA për këto gjëra. E tani jemi përsëri të akuzuar. Manchester City e ka treguar pafajësinë e tij. E tani klubet e Premier po na sulmojnë pa na lënë mundësinë të mbrohemi”.

Midis sponsorizimeve të fryra dhe shkeljeve të tjera të rregulloreve, Manchester City ka më shumë se 100 çështje për të zgjidhur. Klubet e Premier League, në mënyrë kompakte, kërkojnë ndëshkime shembullore nëse konfirmohen shkeljet. "Ju e dini se në cilën anë jam. Ne jetojmë në një vend ku prezumimi i pafajësisë është i garantuar derisa të vërtetohet e kundërta. Por kjo nuk vlen për City, që tani është i dënuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë - vazhdoi Guardiola -, por ne mund të mbrohemi. Nëse nuk jemi të pafajshëm, do ta pranojmë vendimin e gjykatësit. Por nëse po, kush do të na dëmshpërblejë për të gjitha këto?".

E ARDHMJA E TEKNIKUT NË ETIHAD

Pep Guardiola as nuk u fsheh dhe as luajti në mbrojtje, përkundrazi, trajneri i Citizens doli në sulm: “Nuk është fjala për të pasur miq apo armiq, por për palë të interesuara. Këto janë të njëjtat akuza të bëra nga UEFA për të cilat klubi është treguar i pafajshëm. Duan të na rrëzojnë kush e di se ku...”. Duke folur për këtë rrezik, trajneri konfirmoi: "Ne kemi qenë tashmë në ligat e ulëta dhe nëse na dërgojnë atje do të kthehemi përsëri. Premier League nuk mund të vendosë asgjë, ne do të bëjmë atë që bëmë me UEFA”.

Lexo më tej: Manchester City nën hetim, Guardiola kishte paralajmëruar: “Nëse zbuloj që më gënjejnë, iki ditën tjetër”

Katalanasi është edhe më i vendosur për të ardhmen e tij: "Unë nuk lëviz nga këtu, ju siguroj. Tani dua të qëndroj më shumë se kurrë. Jemi vetëm, kundër 19 skuadrave që nuk do të na ndihmojnë. Ne do të mbrojmë veten”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI