Flash

'Klasiken' e shtëpisë Tirana e luan në Shkodër: pesë ndeshje pa fitore për Partizanin, e tani në fushën e 'tersit'

Lapsi.al 11 February 2023
'Klasiken' e shtëpisë Tirana e luan në Shkodër:

Java e 21 e Superiores do të luhet në tre ditë, me sfida shumë të rëndësishme për klasifikimin. Dy janë ndeshjet që do të ngrenë siparin e javës në orën 13.00. Kukësi do të presë në shtëpi Kastriotin e Laçi, me shpresën për të bërë tre fitore radhazi, Egnatian. Klasikja e kreut të renditjes do të luhet në Shkodër, mes Tiranës e Vlaznisë, edhe pse kalendari e kishte programuar në kryeqytet. Dy skuadrat shkëmbyen radhën në fazën e dytë dhe tani dy klasiket e fundit do të luhen në Loro Borici. E mbyll javën Partizani të hënën, në shtëpinë e skuadrës 'ters', Bylis.

Kukësi i teknikut Hallaçi e di se do të jetë një ndeshje e vështirë me Kastriotin. Një përplasje direkte ku askush nuk do të tërhiqet prapa. Blutë kanë avantazhin e ndeshjes në shtëpi dhe duan të përfitojnë nga momenti i vështirë i krutanëve. Pas tre fitoreve radhazi mes kampionatit e Kupës, Kukësi pësoi humbjen përballë Vllaznisë e tani kërkon 3 pikët. Kastrioti nuk fiton prej pesë ndeshjesh, por barazimi me Erzenin i ka dhënë zemër. Laçi i Gentian Mezanit kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat, por përballë është Egnatia. Rrogozhinasit vijnë nga pesë ndeshje pa fitore, katër nga të cilat në kampionat. Tetova e ka të qartë se një tjetër rezultat negativ do të largojë edhe më shumë nga objektivi Europë.

TË DIELËN

Derbi mes Erzenit e Teutës rikthehet edhe në kampionat, pas në Kupë pa fitues durrsakët. Me një barazim e një fitore minimale, skuadra e Martinit e nxorri jashtë Erzenin. E megjithatë renditja e Teutës është shumë e vështirë, +2 nga zona e rënies. Shijakasit e Kapllanit në anën tjetër, duan përrallën. Të katërtët, -2 nga vendi i dytë, Erzeni do të mundohet të vazhdojë sezonin spektakolar deri tani. Klasikja në Shkodër, vendos shumë për luftën për titull. Tirana ka gjashtë pikë avantazh ndaj Vllaznisë, që luan në shtëpi. Një fitore do ta ngushtonte diferencën mes dy skuadrave në tre pikë. Pa harruar se edhe Klasikja e fazës së fundit është për tu luajtur po në Shkodër.

MBYLLET JAVA

Të hënën, javën e mbyll ndeshja në Ballsh. Shensoi pa nga tribuna humbjen e parë të Bylis, pas dy fitoreve në debutim. Tani mallakastriotët do të luajnë kundër Partizanit, që rrezikon të zbresë deri në vendin e pestë. Bylis është një skuadër që nuk i sjell kujtime të mira të kuqve e për më tepër Adush Muça është një fushë që i sjell ters.

Lexo më tej: Video/ Përgjoni i jashtëzakonshëm, gol si lojtar e pritje vendimtare si portier: Tirana pushton ‘Egnatia Arena’

SUPERIORE, JAVA E XXI

11/02/2023

KUKËSI 13:00 KASTRIOTI

LAÇI 13:00 EGNATIA

12/02/2023

ERZENI 16:00 TEUTA

TIRANA 16:00 VLLAZNIA

13/02/2023

BYLIS 13:00 PARTIZANI

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI