Flash

Video/ Katër gola në 40 minuta me Al Nassr, Ronaldo i tregon sheikëve për çfarë kanë paguar: rekord i ri

Lapsi.al 9 February 2023
Video/ Katër gola në 40 minuta me Al Nassr, Ronaldo i tregon

Një Cristiano Ronaldo i ekzagjeruar pushtoi sot fushën me Al Nassr, për fatin e keq të Al Wehda. Fenomeni portugez, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 38, ka shënuar katër gola të pabesueshëm në 40 minuta, mes të 21' dhe 61'. Një arritje që e ka lejuar të kapërcejë shifrën e 500 golave në kampionatet ku ka luajtur. CR7 ka shënuar 3 në SuperLigën Portugeze, 103 në Premier League, 311 në La Liga, 81 në Serie A dhe 5 në Saudi Pro League për një total prej 503. Falë këtij suksesi, skuadra e Rudi Garcia ngrihet kështu në vendin e parë në renditje. Pavarësisht se ka luajtur një ndeshje më pak, Al Nassr barazohet në pikë me Al Shabab.

Lexo më tej: Video/ Ronaldo nuk harron “vesin”, dy gola në debutim e ‘siuuu’ para Messi: PSG mund 4-5 seleksionin saudit

Një shfaqje autentike e vetëm një njeriu që u vu në skenë nga Ronaldo. Portugezi magjepsi shokët e skuadrës e tifozët. Natyrisht edhe sheikët që bënë një investim të cmendur për të. Pesë herë fituesi i Topit të Artë zhbllokoi ndeshjen pas 20' me një goditje të saktë me të majtën në këndin e largët të portierit. CR7 dyfishoi epërsinë e tij në minutën e 40' duke i shpëtuar pozicionit jashtë lojë. Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e tretë dhe të katërt personalë. Fillimisht me penallti në minutën e 51' dhe më pas duke mundur në dy tentativa portierin kundërshtar në minutën e 61'.

POKERI I CRISTIANO RONALDO

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/ronaldo.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/ronaldo-1.mp4"][/video]

[video width="470" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/ronaldo-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI