Flash

Video/ "E parealizueshme, si Juventus që fiton Kupën e Kampionëve": zbulohet video e re e prokurorit Santoriello

Lapsi.al 9 February 2023
Video/ "E parealizueshme, si Juventus që fiton Kupën e

Shkaktoi polemika të ashpra video e rishfaqur nga e kaluara, në të cilën Ciro Santoriello deklaroi veten "si një prokuror anti-juventin". Prokurori i përfshirë në hetimin Prisma kundër bardhezinjve madje kishte shtuar: "Unë e urrej Juventusin". Por nuk është vetëm kaq, sepse një tjetër video e Santoriello nxit debatet. Prokurori i Republikës së Torinos, që ka hetuar disa herë klubin e Juventus deri në “Prisma Investigation” këtë herë është lëshuar në një tallje. Bëhet fjalë për një batutë padyshim, por nisur nga ajo e mëparshme, është e pashmangshme të mos zemërojë tifozët bardhezinj.

Lexo më tej: Prokurori Santoriello që “urren Juventus” nuk shqetësohet nga polemikat: “Jam i qetë”

Ciro Santoriello është protagonisti i një video të vjetër që është rikthyer të qarkullojë në rrjet. E dyta, pas asaj ku ai e përcaktoi veten si “anti-juventin”.

Episodi daton në 20 qershor 2019, gjatë një konference në Torino. Në kontekst flitet për dicka krejt tjetër. Santoriello po mbyll një arsyetim për temën e së drejtës penale private duke iu referuar kompanive publike. Dhe duke formuluar dëshirën për të mos u thirrur bashkë me kolegët e tjerë për të folur për këtë temë, ai e cilëson atë si "një dëshirë absolutisht të paarritshme, si p.sh. fitimi i Kupës së Kampionëve nga Juventus".

Ka tjetër impak videoja e publikuar mbrëmjen e së hënës, në të cilën Santoriello kishte deklaruar: "E pranoj, e ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit. E urrej Juventusin. Si prokuror, jam anti-juventin, kundër hajdutëve në fushë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI