Flash

Të gjithë në lojë: gjashtë pikë diferencë në luftën për titullin, shtatë nga mbijetesa në Europë

Lapsi.al 9 February 2023
Të gjithë në lojë: gjashtë pikë diferencë

Kampionati i Superiores ka kapërcyer barrierën e gjysmës së tij. E megjithatë ajo që klasifikimi thotë, me një lexim të kujdesshëm, nuk jep asnjë garanci për verdiktet e ardhshme. Natyrisht një lloj projeksioni është bërë por renditja është shumë e ngjeshur. Pikët në lojë lejojnë të besojnë ata të zonës europiane të synojnë titullin, e ata që janë në atë të rënies, të mendojnë se mund të përfundojnë në kompeticionet e UEFA-s.

E thënë ndryshe, Tirana ka avantazhin e gjashtë pikëve nga dy ndjekësit e saj për titullin, Partizani e Vllaznia, me 31. Të dy skuadrat e shohin të rikuperueshme renditjen. Por nëse është kështu të njëjtën ndjesi ka edhe Erzeni me 30 e Laci me 29. Zona europiane është në lojë me të gjitha skuadrat, ndoshta duke lënë jashtë Kastriotin me 20. E atëherë në lojë mund ta quajë veten edhe Bylis që është në zonën playout, 7 pikë pas shijakasve.

Lexo më tej: Video/ Turkaj e Shkurtaj përmbysin Partizanin: dridhet pankina e Colella, pesë ndeshje pa fitore, – 6 nga Tirana

Pa harruar se mbijetesa është akoma edhe më shpresëdhënëse ku krutanët e vendit të fundit nga ballshiotët i ndan vetëm një fitore. Ndërsa shpëtimi direkt, që përfaqësohet nga Teuta, është katër pikë larg. E përfshirë është edhe Egnatia me 27. Sepse nga rënia e ndan vetëm një 5 pikësh i pamjaftueshëm. Praktikisht, pas 20 javësh, të gjithë janë në lojë për diçka…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI