Flash

Video/ Marseille eliminon PSG nga Kupa e Francës: Neymar u ndal nga shtylla, Sanchez e Malinovskyi fundosin Galtier

Lapsi.al 8 February 2023
Video/ Marseille eliminon PSG nga Kupa e Francës: Neymar u ndal nga

Në Velodrome, Marseille fitoi 2-1 ndaj Paris Saint-Germain dhe e eliminoi nga Kupa e Francës. Skuadra e Tudor kaloi në epërsi në minutën e 31', me Sanchez që realizoi penalltinë e fituar nga Under. Ramos i ngriti parisienët në këmbë në minutën e 47' me një goditje me kokë. Por në pjesën e dytë OM u rikthye në rrugën e duhur me goditjen e Malinovskyi në minutën e 57'. Në ndeshjet e tjera Lyon eliminoi Lille me penallti. Vijon përralla e Rodez, që kaloi edhe Auxerre.

MARSEILLE-PSG 2-1

Në Velodrome, Marseille mposhti Paris Saint-Germain 2-1 duke e eliminuar nga Kupa e Francës. OM filloi më mirë se kryeqytetasit ndeshjen, me një shans shumë të mirë pas 10 minutash në krosimin e Gigot që parakaloi gjithë portën pa u devijuar. Të besuarit e Tudor ushtruan presion shumë të lartë, pothuajse deri në zonën e penalltisë së PSG. Në minutën e 25', marsejezët mund të kishin marrë avantazhin në goditjen e Guendouzi nga jashtë zonës. Rezultati u zhbllokua në minutën e 31', me Alexis Sanchez që realizoi penalltinë e fituar nga Under. Pa Mbappe të dëmtuar, formacioni i Galtier tentoi të reagojë, me blicin e Neymar. Braziliani në minutën e 40i u ndal vetëm nga shtylla. Shtatë minuta më vonë, në shtesë, krosimi i Neymar ishte i përpiktë për Sergio Ramos, që shënoi golin e barazimit me kokë.

Muzika ndryshoi disi në fillim të pjesës së dytë, me parisienët që vendosën më shumë agresivitet dhe përqendrim në fushë. Vetëm se Marseille nuk e ndërpreu intensitetin e lojës dhe në minutën e 57' u rikthyen në avantazh. Një goditje fantastike me kokë e Malinovskyi në hyrje të zonës përfundoi në rrjetë. Dy gola në dy ndeshjet e para për ukrainasin me fanellën e Marseille. Në njëzet minutat e fundit, PSG mori frenat e lojës. Në minutën e 79' Messi u afrua me golin e 2-2, me një të majtë nga e djathta që përfundoi mbi traversë. U mbyll 2-1, me Marseille që meritoi të hyjë në raundin tjetër. PSG i eliminuar e tmerrësisht steril pa Mbappe.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI