Flash

Bëri gjestin e festimit të Icardit kur e nxorrën nga rrënojat pas 4 ditëve: argjentinasi bën premtimin për Kadir

Lapsi.al 11 February 2023
Bëri gjestin e festimit të Icardit kur e nxorrën nga
Kadir është një i mbijetuar mrekullisht. Djaloshi turk u nxor i gjallë pas 87 orësh nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë. Në kohën kur deri më tani janë regjistruar mbi 22,000 humbje jete, djali është gjetur çuditërisht në gjendje të mirë. Kjo duke marrë parasysh atë që ka kaluar nën rrënoja dhe kohën e gjatë të kaluar aty. E megjithatë, ai pati kthjelltësinë që në ato moment lumturie të bënte kërkesën për idhullin e tij. Lexo më tej: Mertens e gruaja e tij ndihmojë në Turqi: ngarkojnë pako për viktimat e tërmetit Madje Kadir i befasoi mjekët në spital kur vuri duart te veshët. Nuk ishte një mënyrë për të sinjalizuar një problem fizik. Por vullnetin për t'i bërë një kërkesë të veçantë idhullit të tij, Mauro Icardi. Sulmuesi i Galatasaray zakonisht feston kështu pas një goli dhe Kadir kërkoi që historia e tij të mësohej nga argjentinasi. Një mënyrë që ai të mund të kishte fanellën e tij me autograf. Misioni i përmbushur: Icardi me një postim në Instagram ka shkruar një mesazh për Kadir: “Shpresoj të shihemi së shpejti, do të jap fanellën time dhe një përqafim të madh”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ???ℝ? ?ℂ?ℝ?? (@mauroicardi)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI