Flash

Juventus, dalin përgjimet e reja të hetimit Prisma: "Ishim arrogantë, nëse blinim një qen i jepnim 3.5 milionë"

Lapsi.al 11 February 2023
Juventus, dalin përgjimet e reja të hetimit Prisma: "Ishim

Nga dokumentat e hetimit Prisma, dalin përgjime të reja për Juventus dhe ish-drejtuesit e tij. Corriere della Sera i publikoi e aty merkato bardhezi është sërish në qendër të diskutimeve. Një shënim i Guardia di Finanza i datës gusht 2021, në veçanti, raporton përmbajtjen e një telefonate midis Federico Cherubini dhe Andrea Agnelli. Mes tyre përmendet Federico Chiesa: "Cherubini thotë se profili i Chiesa nuk i duket atij ai i një lojtari që mund të qëndrojë te Juventus për shumë vite. Kjo për shkak të stafit të tij që është në kërkim të rritjeve të konsiderueshme ekonomike”.

Cherubini, duke folur me menaxherin e fushës së financave Stefano Bertola, drejtoi sërish gishtin nga menaxhimi i Fabio Paratic: "Më i keqi i yni fiton si më ti miri i Atalantës - thotë ish-drejtori sportiv -. Zapata merr 1.8 milionë... Nëse blejmë një qen do t'i jepnim 3 milion e gjysmë. Ishim arrogantë në merkato, sepse Fabio i 5 viteve më parë nuk merrte Higuain për 90 vjet. Por merrte Gabriel Jesus me 10 dhe e bën të vlejë 90".

GAFAT E PËRMENDURA NGA AGNELLI

Gabimet në tregun e transferimeve janë një temë e përsëritur, të cilën e diskuton edhe Andrea Agnelli kur flet me Cherubini: "Nëse llogaris, që nga viti 2010 kur erdha e deri më sot, ka*lliqet që bëmë në tre ditët e fundit të merkatos... Hodhëm në hale 60-70 milionë. Po ta them kështu, me vizore, nga Anelka”. E Cherubini: "Bendtner, rikthimi i Caceres për herë të tretë...".

Lexo më tej: Gazetari italian Ziliani i vërsulet Juventus: “Falsifikoi kampionatet, shtypi e mbron. Rrezikon Europën e asnjë s’flet”

DEKLARATA E ARRIVABENE E DEL PIERO

Mes dokumenteve është edhe një deklaratë e ish-CEO, Maurizio Arrivabene, drejtuar prokurorëve: “Telefonova Cherubini duke i thënë të mos shpenzojë asnjë cent më shumë se ishte në buxhet. Mendoj se Agnelli më beson sepse më konsideron të ndershëm dhe mjafton të lexoni bilncet e fundit. Sigurisht që ka pasur tension ekonomik, jo financiar”. Ish-drejtuesi i Ferrarit ankohet gjithashtu për disa zgjedhje menaxheriale të bëra nga Agnelli: "Të gjithë punonjësit me të cilët Andrea është 'i dashuruar' nuk kanë lëvizur kurrë një gisht gjatë gjithë jetës së tyre. Këta duhet të dërgohen në fushë. Nëse nuk i vendos në fushë, do të bëjnë gjithmonë gjëra të shkëlqyera për t'u lexuar. Por më të vështira për t'u realizuar".

Së fundi, hetuesit kanë evidentuar një telefonatë mes Agnelli dhe John Elkann. Në bisedë, të dy "diskutojnë se si ta afrojnë Alessandro Del Piero me klubin".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI