Flash

Video/ City këtë herë nuk gabon: tris ndaj Aston Villa dhe -3 nga Arsenal

Lapsi.al 12 February 2023
Video/ City këtë herë nuk gabon: tris ndaj Aston Villa dhe -3 nga

Manchester City këtë herë nuk toleron dhe përfiton nga ndalesa e dytë radhazi e Arsenal. Citzens triumfuan në javën e njëzetë e tretë të Premier League, duke mposhtur 3-1 në shtëpi Aston Villa. Vendosën ndeshjen në favor të skuadrës së teknikut Guardiola, golat e Rodri, Gundogan dhe Mahrez. Nuk shërbeu për shumë goli i miqve i firmosur nga Watkins. Të besuarit e Guardiolas ngjitetn tani në 48 pikë në renditje (në 22 ndeshje).

Shumë e lehtë për Manchester City, që mposhti Aston Villa 3-1 në Etihad. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, me Citizens që e nisën shumë fuqishëm. Avantazhi erdhi pas katër minutash falë goditjes me kokë të Rodri. Blutë e Manchester City dominuan pjesën e parë dukshëm, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 39'. Këtë herë në gol shkoi Gundogan, që finalizoi një asist të Haaland. Në fund të fraksionit të parë llogaritë u mbyllën me golin e 3-0. Mahrez në minutën e 46' konvertoi penalltinë e fituar nga Jack Grealish.

Lexo më tej: Video/ Rashford e Garnacho tërheqin United te fitorja: Leeds rrëzohet 2-0 në Elland Road

Në pjesën e dytë, ndeshja dukej se do të zbehej, por në minutën e 61' miqtë shkurtuan distancën me diagonalen precize të Ëatkins. Skuadra e Emery filloi të shpresojë për një rikthim, por formacioni i Guardiolës e menaxhoi mirë avantazhin. City rrezikoi vetëm në shtesë, me Duran që goditi traversën. Përfundoi 3-1, me Manchester City që u ngjit në 48 pikë, tre pas kryesuesve të Arsenal. Aston Villa mbetet me 28.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI