Flash

Jankto del hapur e zbulon homoseksualitetin e tij: “Nuk dua të fshihem më”

Lapsi.al 13 February 2023
Jankto del hapur e zbulon homoseksualitetin e tij: “Nuk dua të
Në një video të postuar në Instagram, Jakub Jankto ka dalë hapur. Ish-mesfushori i Udineses dhe Sampdorias nuk dëshiron më të fshihet. Gjithnjë e më tepër është përfshirë në diskutim fakti që shumë futbollistë ishin homoseksualë, por kishin frikë të shfaqeshin para botës. Sipas shumë lojtarëve, ka pasur shumë kolegë që kanë dashur të dalin hapur, por kanë frikë nga reagimi i shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Gjatë Kupës së Botës në Katar, Gary Lineker ftoi disa lojtarë që ta bënin këtë për të dërguar një mesazh politik. Pastaj ishte deklarimi fals i Casillas dhe ai i vërteti i Jake Daniels, futbollisti i parë profesionist që e bëri këtë. Sot ish-lojtari i Sampdorias, tani te Sparta Pragë, ka kaluar përtej frikës. Ai është shfaqur në një video të postuar në Instagram, ku flet për homoseksualitetin e tij. Ky është mesazhi që futbollisti ka dashur të përcjellë në Instagram: “Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta. Unë kam dobësitë e mia. Unë kam një familje. Unë kam miqtë e mi. Kam një punë që prej vitesh e bëj më së miri, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri. Pa frikë. Pa paragjykim. Pa dhunë. POR me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI