Flash

Harry Kane duhet të shkonte te Livorno për 500 mijë euro: pastaj toskanët nuk e deshën e firmosën me Emeghara

Lapsi.al 14 February 2023
Harry Kane duhet të shkonte te Livorno për 500 mijë euro: pastaj
Pak e dinë se historia e Harry Kane mund të ishte krejt tjetër. Në vitin 2013, Livorno ishte në kërkim të një sulmuesi. Italianët ishin shumë pranë nënshkrimit të anglezit nga Tottenham, por nuk e finalizuan transferimin. Prej aty nisi ngjitja e sulmuesit anglez dhe zbritja e klubit toskan. Siç tregoi presidenti i atëhershëm i Livornos Aldo Spinelli, klubi ishte afër blerjes së një sulmuesi të ri anglez nga Tottenham: "E vërtetë, ishte vera e vitit 2013 dhe ne ishim gati të fillonim sezonin në Serie A. Duke folur me Franco Baldinin (në atë kohë drejtor teknik i Tottenhamit, ed) doli emri i tij. Por gjithçka mbeti te fjalët".

ÇFARË GAFE E TOSKANËVE

Kane vinte nga një vit huazimi të pafat, ndërsa Livorno sapo ishte ngjitur në Serie A, nën drejtimin e Davide Nicola. Anglezi, vlerësohej vetëm në 500 mijë euro në atë kohë dhe skuadra toskane kishte menduar për të. Por në fund ata preferuan Innocent Emeghara, i cili erdhi në huazim nga Siena për rreth një milion. Kampionati i Livorno u mbyll me vendin e fundit në renditje dhe rrjedhimisht rënien nga kategoria. Emeghara e përfundoi sezonin me 4 gola dhe 7 asistime, një numër i vogël për një sulmues. Harry Kane në vend të kësaj mbeti në Londër. Sezoni i tij përfundoi me 10 paraqitje dhe 3 gola të shënuar në Premier League.

FATET E KANE DHE LIVORNOS...

Prej aty nisi ngjitja e "Hurricane". Golashënuesi më i mirë i Premier League për tre sezone (2016, 2017, 2021), finalja e Champions League në 2019, rekordmen, me Rooney, për golat me kombëtaren (53) dhe mbi të gjitha golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenham me 267 gola dhe 200 gola në total në Premier League. Një karrierë fantastike. Është e natyrshme të mendosh se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte transferuar në Livorno. Ndoshta ai do të kishte pasur një kontribut shkatërrues edhe në Serie A dhe klubi toskan do të kishte shpëtuar. Por ajo që ndodhi, ndodhi. Livorno është në Serie D dhe Harry Kane do të jetë kapiteni i Tottenham të Conte sonte në San Siro kundër Milan, për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI