Flash

Dramë për Ganago, nuk luan kundër Juventus: humb jetën e bija 5 vjeçare

Lapsi.al 14 February 2023
Dramë për Ganago, nuk luan kundër Juventus: humb jetën e

Një dhimbje e madhe në familjen e Ganago, futbollistin e Nantes që është goditur nga një tragjedi e rëndë. Sulmuesi kamerunas është larguar nga grumbullimi i klubit francez dhe u kthye në shtëpi për shkak të një tragjedie familjare. Sipas l'Equipe vajza e tij pesëvjeçare humbi jetën papritur nga një sëmundje. Asnjë detaj më shumë nuk është dhënë për llojin e sëmundjes që i mori jetën vogëlushes.

Ganago është një nga pikat e forta të Nantes. Sulmuesi anësor ka shënuar 3 gola e 3 asist në 21 ndeshje në Ligue 1. Edhe në Europa League, kamerunasi ka arritur të shënojë një gol, në 5 ndeshjet e luajtura në këtë sezon.

Lexo më tej:Nantes i 16 në kampionat, Nedved i kujdesshëm: “Ecuria në Ligue 1 nuk do të thotë asgjë”

Klubi francez i ka dhënë lejen menjëherë Ganago për t'u rikthyer në shtëpi dhe për tiu gjendur afër bashkëshortes së tij në këtë situatë dhimbjeje. Sulmuesi i lindur në vitin 1999, nuk do të luajë në Stadium, kundër Juventus, në ndeshjen e parë të play-off të Europa League. Shokët e skuadrës dhe trajneri Kombouaré kanë mbetur të tronditur, e mënyrë kjo, për shkak të traumës së shkaktuar nga ngjarja e papritur. Kështu, Nantes duhet të bëJë pa Ignatius Ganago të enjten në mbrëmje kundër Juventusit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI