Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Danilo, nga kapiten i Juventus te psikologjia: “Do të regjistrohem në universitet”

Lapsi.al 14 February 2023
Danilo, nga kapiten i Juventus te psikologjia: “Do të regjistrohem
Danilo për momentin po mban me krenari shiritin e kapitenit të Juventus, por braziliani ka treguar edhe se cila do të jetë e ardhmja e tij pas futbollit. Mbrojtësi në fakt ka vendosur të regjistrohet në universitet për të ndjekur pasionin e tij për psikologjinë. Danilo tani është një pikë referimi te Juve. Allegri e të tjerët mbështeten te ai, aq sa i kanë besuar shiritin e kapitenit, ndërkohë që Bonucci mungon për shkak të dëmtimit. Shkathtësia e tij në fushë e bën atë thelbësor për ekipin. Veçanërisht në këtë moment të vështirë për sa i përket menaxhimit të skuadrës, duke pasur parasysh dëmimet. Braziliani, në fakt, ka luajtur si qendërmbrojtës, në krah e në mesfushë këtë sezon. Ai ka regjistruar 29 ndeshje me 2 gola dhe po aq asiste. Gjatë një interviste për Tuttosport, Danilo foli për marrëdhënien e tij me teknikun Allegri: “Ai nuk dorëzohet kurrë. Edhe në ditët më të këqija gjen një mënyrë për të na motivuar. Edhe në momentin e stuhisë na dha qetësi.” Një marrëdhënie e bukur mes brazilianit e Max Allegri, ashtu siç është edhe ajo me qytetin e Torinos: “Në Torino ka gjithmonë diell, si sot. E njerëzit janë gjithmonë të mirë me mua. Më trajtojnë shumë mirë”.

PASIONI PËR PSIKOLOGJINË

Mbrojtësi më pas zbuloi se cili është pasioni i tij përveç futbollit: psikologjia. Madje, në intervistë për herë të parë ka folur se si lindi pasioni i tij për të: “Në Madrid kam përjetuar momente të vështira. Unë shënova dy autogola në harkun e tre javëve dhe nuk ishte mirë. Në atë klub gjithcka amplifikohet. Doja të largohesha, por më pas takova një trajner mental. Shkova herën e parë pa besuar shumë. Por që në seancën e parë kuptova se ishte e dobishme. E kështu lindi pasioni im për mënyrën se si arsyeton mendja”. Së fundi ai foli për të ardhmen e tij pas karrierës si futbollist: “Nëse më duhet të qëndroj në futboll do të jem trajner. Më pëlqen ideja për të organizuar lojtarët në fushë. Dhe pastaj do të regjistrohem në universitetin e psikologjisë. Nuk e di nëse do të bëhem psikolog, por do të studioj për t'u bërë. Më pëlqejnë njerëzit, historitë, aftësia për t'u ngjitur nga fundi, qëndrueshmëria.” Kështu, një e ardhme si trajner mental. Ndoshta për të ndihmuar lojtarët ashtu siç e ndihmoi atë vetë një profesionist i atij sektori. Ose si trajner, për të vënë në praktikë mësimet e trajnerëve të mëdhenj që kishte mes Real Madrid, Manchester City dhe Juventus.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI