Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Video/ Diletta Leotta shtatzënë me Karius, prova është te pasqyra: forma e barkut, në video, e dyshimtë

Lapsi.al 14 February 2023
Video/ Diletta Leotta shtatzënë me Karius, prova është te

Historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Loris Karius vazhdon e vrullshme. Gjërat mes gazetares sportive italiane të Dazn dhe portierit gjerman duket se po shkojnë më shumë se mirë. Madje orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë fjalë për një shtatëzani të mundshme të prezantueses bukuroshe të Dazn.

Lexo më tej: Gazetarja më joshëse italiane, flirt me gafaxhiun e Champions: Leotta nis kurs anglishte për Loris Karius

Gjithcka ka lindur si rezultat i një videoje të dyshimtë të shpërndarë nga Diletta në TikTok. Në imazhin që shfaqet aty moderatorja po merret me provat e veshjeve për t'u shfaqur në Sanremo. Mes një veshje e një tjetrë, ajo që ka tërhequr vëmendjen në video është një detaj që po bën xhiron e internetit. Në një frame në të cilën Leotta shfaqet në profil, forma e barkut është e dyshimtë. Ndërkohë që thashethemet shumëfishohen, asnjëri nga të dy (zakonisht shumë aktiv në rrjetet sociale) nuk ka dashur të ndërhyjë në këtë çështje. As për ta konfirmuar e as për ta mohuar.

HISTORIA

Megjithatë, e sigurt është se historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Loris Karius duket se po lulëzon. Të dy janë së ​​bashku që prej tetorit të kaluar, kur prezantuesja postoi disa foto e përqafuar me portierin, në shtëpinë e saj. Jo vetëm kaq, çifti kaloi edhe në prezantimet zyrtare familjare. Në fakt, gjatë festave të Krishtlindjes, Diletta Leotta prezantoi me të gjithë familjen partnerin e saj të ri. Në Boxing Day, Loris Karius më pas fluturoi për në Siçili për t'u prezantuar zyrtarisht me njerëzit më të dashur të gjysmës së tij më të mirë. Para historisë së dashurisë me Karius, prezantuesja e Dazn kishte pasur një lidhje me modelin Giacomo Cavalli. E para tij me aktorin turk Can Yaman. Madje për të dy qarkullonin edhe zëra edhe për martesë.

https://www.youtube.com/watch?v=hBkZIdSUTu4

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI