Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Ultrasit e 'Curva Nord' shpërthejnë kundër teknikut Inzaghi: "Dukemi si skuadër provinciale"

Lapsi.al 14 February 2023
Ultrasit e 'Curva Nord' shpërthejnë kundër teknikut

Një tjetër hap i gabuar në transfertë për Inter dhe tani Curva Nord merr një pozicion të qartë. Pas barazimit në Genoa ndaj Sampdorias, pjesa më e nxehtë e tifozëve zikaltër ka kritikuar ashpër trajnerin Simone Inzaghi. Një komunikatë e shpërndarë përmes profilit të tyre në Instagram, ka bërë fajtor teknikun. Ai akuzohet se nuk rrezikoi në pjesën e dytë. Inzaghi, sipas tyre, preferoi të ruante formacionin me tre mbrojtës, pavarësisht se kundërshtari nuk dukej në gjendje të shqetësonte Acerbin e të tjerët.

Lexo më tej: Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe gojën”

"Një barazim i lodhur në Genoa kundër të fundit në renditje - lexohet në komunikatën e Curva Nord -. Kjo tregoi edhe një herë se tekniku Inzaghi ndoshta nuk është në gjendje t'i motivojë djemtë për ndeshjet me skuadrat 'e vogla'. Një qëndrim prej ekipi provincial ai i treguar në pjesën e dytë. Në vend që të rrezikonte tre sulmuesit, ai mbeti i kapur pas modulit të tij. Rrezik që duhej marrë edhe sepse barazimi nuk i bëri dobi askujt. Ne jemi Inter, është kundërshtari që duhet të na frikësohet. Ne duhet sulmojnë dhe të demonstrojnë epërsi. E në vend të kësaj ne dukemi si një ekip i rangut të mesëm që një barazim jashtë shtëpisë i bën mirë. Tre pikë thelbësore të humbura, sepse pas nesh janë 3 skuadra të gatshme për t'u ngjitur në hapin tjetër fals..." .

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI