Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Cadena Ser zbulon merkaton e Real Madrid: ka dy objektivë, Kvaratskhelia e Bellingham

Lapsi.al 15 February 2023
Cadena Ser zbulon merkaton e Real Madrid: ka dy objektivë, Kvaratskhelia e

Objektivi i parë është Bellingham, i pasuar nga Kvaratskhelia. Po flasim për Real Madrid dhe zbulimin e merkatos së bërë nga Cadena Ser. Lidhja mes dy lojtarëve nuk është e natyrës teknike, sepse zënë role të ndryshme, por ekskluzivisht ekonomike. Sipas asaj që transmetuesi madrilen pretendon, Real në fakt do të bëjë të paktën një investim të madh verën e ardhshme. Jo më pak se 100 milionë duhen për mesfushorin anglez, duke qartësuar se Borussia Dortmund nuk është një negociator i lehtë për t’u përballuar. Por në anën tjetër, spanjollët e dinë se kostoja e transferimit të gjeorgjianit nuk mund të jetë më e ulët. E, për më tepër, për sa i përket shitësve "të vështirë", presidenti De Laurentiis nuk është i dytë ndaj askujt.

Sido që të jetë, Napoli sigurisht që nuk ka ndërmend të privojë veten nga ylli i tij. Kvara, bashkë me Osimhen, po i çojnë të kaltrit drejt titullit të shumëdëshiruar dhe të shumëpritur. Biznesi është biznes, është e vërtetë, por Kvara është një xhevahir ku duhet fokusuar për të ardhmen. Cadena Ser, pastaj, i shoqëron pretendimet e saj me historinë e një pasioni madrilen të armenit që nga fëmijëria e tij. Një zbulim i një merkato pompoze, që i ka shoqëruar gjithmonë lëvizjet reale ose të supozuara të Madrid. Ashtu si fakti që klubet e mëdha evropiane kanë vendosur në shënjestër vërtetë xhevahirin e Napolit. Kvara tregoi gjëra të shkëlqyera në sezonin e tij të parë në Itali. Napoli, megjithatë, mbërriti para të gjithëve për të. AdL e konsideron me të drejtë një aset themelor e për t'u privuar, ndoshta 100 milionë është shifra që mund të merret në konsideratë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI