Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Inter, kërkesa specifike për teknikun Inzaghi: drejtuesit po mendojnë të gjobisin Lukaku e Barella

Lapsi.al 15 February 2023
Inter, kërkesa specifike për teknikun Inzaghi: drejtuesit po

Udinese dhe më pas Porto: nga kampionati reagimi për t'u paraqitur në më të mirën e tyre në Champions League. Ky është receta që duan në shtëpinë e Inter. Ndeshja jashtë fushe në Marassi, në mënyrë të pashmangshme la edhe disa mbetje. Më shumë se çdo gjë tjetër, keqardhje dhe zhgënjim. Dy pikë të lëna rrugës, të cilat, në optikën e vendit të dytë, do të kishin qenë shumë të dobishme. Shumë mundësi, aktuale dhe potenciale, të pashfrytëzuara. Një nervozizëm evident në grindjen mes Lukaku dhe Barella. E së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, zgjedhjet teknike të Inzaghi që nuk i bindën plotësisht drejtuesit e klubit. Për t'i shtuar material vlen edhe pozicioni i marrë nga Curva Nord, që kritikoi në mënyrë eksplicite Inzaghi. Çështje që do të jenë objekt diskutimi mes drejtuesve dhe trajnerit zikaltër. Takimi, si rregull, zhvillohet 48 orë pas ndeshjes së fundit të luajtur.

Inzaghi nuk është nën vëzhgim. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e kualifikimit në Champions League, kërkesa që i vjen nga Zhang te Marotta është e qartë. Duhet vazhdimësi, vendosmëri, mjaft me rënie tensioni. Barazimi ndaj Sampdoria është rezultat i një qëndrimi që për drejtuesit zikaltër është në bazë të kësaj rruge të luhatshme në kampionat. Nga Inzaghi pritet pak më shumë prirje për rrezik dhe zgjedhje më pak “shkollore”. Të paktën kur ndeshja dhe kundërshtari e lejojnë.

Lexo më tej: Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe gojën”

GJOBA PËR BARELLA E LUKAKU

Të kuptohemi, jo kundër Portos. Por ndaj Sampdorias duhej bërë diçka më shumë dhe ndryshe. Nga ana tjetër, në referencë me përplasjen Lukaku-Barella, skuadrës i kërkohet një sjellje ndryshe në fushë. Grindja mes të dyve është çështje e mbyllur. Madje episode të tilla ndodhin brenda dhomës së zhveshjes së çdo skuadre. Por pikërisht aty klubi dëshiron që të qëndrojnë të mbyllura, duke shmangur skenat flagrante nën syrin e kamerave. Për çështjen, nuk përjashtohet, megjithatë, që klubi të vendosë një gjobë për të dy. Një akt me një kuptim të qartë simbolik për të gjithë ekipin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI