Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Gafa e tij i dhuroi fitoren Bayern: media e tifozët sulmojnë Donnarumma për gabimet e vazhdueshme

Lapsi.al 15 February 2023
Gafa e tij i dhuroi fitoren Bayern: media e tifozët sulmojnë

Gigio Donnarumma përfundon sërish në qendër të stuhisë. Portieri i PSG është i akuzuari kryesor në humbjen ndaj Bayern Mynih. Italiani u tregua i ngathët në goditjen jo të parezistueshme të Coman, që shënoi golin e fitores për bavarezët. Një gafë e bujshme që fshiu pritjet e rëndësishme ndaj Choupo-Moting dhe Pavard. Shumë tifozë parizienë në rrjetet sociale, pas ndeshjes, ofenduan portierin kampan. E madje edhe shtypi francez nuk ishte shumë i butë, me pak përjashtime.

Vitin e kaluar kundër Real, këtë vit kundër Bayern. Gabimet e Donnarumma i kushtuan Champions League vitin e kaluar klubit dhe rrezikojnë ta komprometojnë seriozisht edhe këtë vit. Gazeta kryesore sportive franceze, l'Equipe, vendosi notën 4 për performancën e ish-portierit të Milan: "PSG nuk kishte nevojë që ai të bënte një gabim në këtë ndeshje, por e bëri në rastin e golit të Coman. Ai e la topin t'i rrëshqasë nën bark, kur përkundrazi e kishte mes dorezave". Le Figaro gjithashtu nuk ishte shumë i butë ndaj italianit Donnarumma: "Ai nuk ishte në nivelin e duhur. (…) nuk garanton qetësinë që pritet prej tij në këto nivele".

Lexo më tej: Video/ Coman hesht Parisin, por nuk feston: Bayern fitues në Parc des Princes, Milan thyen tabunë Tottenham

Portierin e kryeqytetasve e shpëton, duke e quajtur të mjaftueshme performancën e tij, vetëm Le Parisien. Gazeta nënvizon ndërhyrjet e tjera vendimtare që i lejojnë PSG-së të ketë ende një shpresë të vogël për t'u kualifikuar. Me kusht që i gjithë ekipi të ndryshoje regjistrin, jo vetëm Donnarumma.

https://youtube.com/shorts/UnuYxLtqu4g?feature=share

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI