Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Video/ PSG nervoz pas humbjes në Champions: gjesti i shëmtuar i Sergio Ramos pas ndeshjes

Lapsi.al 15 February 2023
Video/ PSG nervoz pas humbjes në Champions: gjesti i shëmtuar i Sergio
PSG humbi ndeshjen e parë të 1/8 të Champions kundër Bayern 1-0, në Parc des Princes. Pas ndeshjes Sergio Ramos u shfaq nervoz kur lojtarët shkuan për të përshëndetur ultrasit poshtë sektorit. Një disfatë e rëndë ajo e pësuar mbrëmë ndaj Bayern Mynih, sidomos kur vjen pas disfatës në Ligue 1 ndaj Monaco dhe eliminimit nga Kupa e Francës nga Marseille. Një gabim i Donnarumma në goditjen e Coman thjeshtoi rrugën për bavarezët. Bayern në ndeshjen e kthimit, përvec avantazhit, do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre. Ata francezë, nga ana tjetër, kontestuan skuadrën në fund të ndeshjes së Champions League. Nuk mjaftoi hyrja e Kylian Mbappè pas disavantazhit. Fenomeni francez arriti edhe të shënonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Nuno Mendes. Edhe Messi ishte afër shënimit, i ndalur nga një mbyllje e mrekullueshme e Pavard. Francezi u përjashtua në fund të ndeshjes për një faull ndaj argjentinasit.

SERGIO RAMOS KUNDËR FOTOGRAFËVE

Nervozizmi i lojtarëve të PSG-së për humbjen u duk qartë. Sidomos kur ata shkojnë në sektorin e ultrasve për të kërkuar falje për ndeshjen zhgënjyese. E dëshmon këtë gjesti i Sergio Ramos, i cili shfreu zhgënjimin e tij me një gjest të shëmtuar. Ish-lojtari i Real Madrid ishte një nga më të mirët, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. E ndërsa ai ishte para tifozëve me pjesën tjetër të skuadrës, ai bëri një gjest të pamotivuar. Ramos shtyu me forcë dy fotografë në turmën e krijuar rreth lojtarëve nën sektorin ultras. Një gjest i pamotivuar që për pak sa nuk shkaktoi një sherr mes futbollistit dhe fotografëve. Ata ishin aty për të bërë punën e tyre dhe u përplasën aksidentalisht me mbrojtësin spanjoll. Kur një stjuard ndërhyri për të qetësuar gjakrat, Sergio Ramos u drejtoi edhe disa fjalë të rënda fotografëve. Një episod që ndodhi para tifozëve dhe që nuk kaloi pa u vënë re as nga shtypi, që nxitoi të mbronte kolegët e shtyrë pa asnjë arsye nga mbrojtësi i PSG-së.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI