Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Urrejtja për Inter njollos Milan-Tottenham: episodi i turpshëm gjatë heshtjes për viktimat e tërmetit

Lapsi.al 15 February 2023
Urrejtja për Inter njollos Milan-Tottenham: episodi i turpshëm

Në stadiumin Giuseppe Meazza u zhvillua ndeshja Milan-Tottenham, e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/8 të Champions. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të kuqezinjve, falë golit të shënuar nga Brahim Diaz në minutën e 7'. Një ndeshje në të cilën që në fillim, të besuarit e Pioli treguan në fushë atë agonizëm që i kishte munguar javët e fundit. Para fillimit të sfidës, megjithatë, ndodhi një episod i shëmtuar në tribuna.

Para fillimit të ndeshjes Milan-Tottenham, dy skuadrat u ndalën në rrethin e mesfushës për t'iu kushtuar një minutë heshtje viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Megjithatë, fjalë të rënda dhe të pavend fluturuan nga tribunat. Disa tifozë të Milan nuk e kuptuan që shkatërruan atë që supozohej të ishte një moment solidariteti.

Lexo më tej: Tjetër stërkëmbësh i Calhanoglu ndaj Milan, mesazh për Kessie: “Eja te Inter!”. Marotta kontakton Barcelonën

Gjatë minutës së heshtjes, fjalët "Conte ik q*u" kumbuan në San Siro. Një fyerje për trajnerin e Tottenham për të kaluarën e tij si ish-trajner i Interit. Fatkeqësisht asgjë e re në botën e futbollit. Por që në këtë kontekst specifik përkonte me mospërfilljen totale të respektit. Një mbrëmje e mrekullueshme futbolli e shoqëruar nga një faqe e shëmtuar, shumë e shëmtuar tifozllëku.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI